News

Treni japonez ‘maglev’ arrin shpejtësinë rekord 603km/orë

Një tren japonez me ngritje magnetike në ajër ka thyer rekordin e vet botëror të shpejtësisë duke arritur 603km/orë në një provë afër malit Fuji. Treni theu rekordin prej 590km/orë që arriti në një tjetër test javën e kaluar.

Trenat ‘Maglev’ përdorin magnetët e ngarkuar elektrikisht duke u ngritur në peshë dhe lëvizur mbi shina. Pra praktikisht gjatë lëvizjes treni rri pezull mbi shina. Qëndra Hekurudhore japoneze ( JR Central), e cila zotëron këta lloj trenash, ka si qëllim ta aplikojë këtë shërbim midis Tokios dhe Nagoya-s në vitin 2027. Largësia prej 280 kilometrash mes të dy qyteteve do të përshkohet përreth 40 minuta që është më pak se gjysma e kohës aktuale.

Gjithsesi klientët nuk do të mund ta provojnë dot këtë shpejtësi sepse kompania ka thënë se trenat e saj do të operojnë me një maksimum shpejtësie deri në 505km/orë. Aktualisht në Japoni treni më i shpejtë i quajtur ‘treni plumb’ ka një shpejtësi 320km/orë. Kostot e konstruksioneve vlerësohen të jenë 100 bilion $ vetëm për shtrirjen në Nagoya.

Kryeministri japonez Shinzo Abe do të prezantojë këtë shërbim edhe në Sh.B.A për të lidhur më shpejt New York me Washington-in.

Gjatësia gjeografike e Shqipërise nga Veriu në Jug është 355 kilometër dhe nëse do të ekzistonte një linjë hekurudhore e drejtë e tillë, për të lidhur dy skajet e vendit, ajo do të përshkohej nga ky tren për 35,3 minuta. Mbresëlënëse!

Burimi: BBC

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb