
Nëse dini diçka për Nick Cannon, ka të ngjarë të jetë fakti që ai ka shumë fëmijë, plot 12!
Gjatë një paraqitjeje të fundit në "The Howard Stern Show", ai tha se mund t'i pëlqente të dilte me Taylor Swift, “për fëmijën numër 13”.
Nick ka thënë më parë se dëshiron më shumë fëmijë dhe është penduar që nuk ka pasur më shumë me disa nga ish-et e tij, kështu që ndonjë lajm për fëmijën e 13 në të ardhmen e afërt s’është se do na surprizonte më.
Megjithatë, të kesh kaq fëmijë qenka pak e vështirë, veçanërisht kur të duhet t’i listosh të gjithë.
Howard Stern i kërkoi Cannon të përmendte gjithë fëmijët e tij:
"Maroken dhe Monroe, të cilat ne i quajmë Roc dhe Roe, Golden, Powerful dhe më pas Zion, Zillion, Zen. Pastaj Legendary Love, Rise”, listoi Cannon, para se Stern t’i thoshte se “mungon një”.
Cannon la pa përmendur Onyx Ice Cole, edhe pse u përpoq të justifikohej, duke thënse "nuk kishte përfunduar ende".
Onyx Ice Cole Cannon është fëmija i tij i nëntë, që erdhi në jetë në shtator 2022, me modelen LaNisha Cole.
Ai ka pasur 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme dhe nëntë prej tyre kanë lindur në tre vitet e fundit.
Cannon është kritikuar në të kaluarën për disa nga emrat e çuditshëm që u ka vënë fëmijëve gjatë viteve dhe në rrethana të tjera do ta justifikonim disi për faktin që harroi një emër. Megjithatë, kur marrim parasysh se është babai – s’po tregohemi dhe aq mirëkuptues.
Burimi: LadBible