E prekur, Rudina Dembacaj flet për abortin: “Zgjodha ta përjetoja në një mënyrë tjetër"
Rudina Dembacaj foli hapur për përjetimin e një periudhe aspak të lehtë në jetën e saj që lidhet me një abort spontan.
E ftuar në “E Diell” ajo tha se ky episode ndodhi në janar të vitit të shkuar. Aktorja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Mark Frroku, por pa ndonjë shkak specifik, humbi shtatzëninë.
“Unë vitin e kaluar, në janar, pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar”, u shpreh aktorja.
Më tej, vijoi e prekur:
“Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”.
Rudina është nëna e një vajze, Viktorias, për të cilën bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Aleksin dhe është përfshirë në disa konflikte publike.
Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: “Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë”
Dafina Zeqiri foli së fundmi për paragjykimet e hasura gjatë shtatzënisë, kryesisht nga burrat.
Në një postim, këngëtarja shprehu zhgënjimin nga mënyra se si disa burra qasen ndaj grave gjatë kësaj periudhe, sidomos në internet, gjykojnë trupin dhe emocionet e grave shtatzëna.
“Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra, sidomos online, gjykojnë gratë – veçanërisht gratë shtatzëna – për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre. Shtatzënia është një proces natyral dhe çdo grua e përjeton ndryshe. Një grua sakrifikon trupin, emocionet dhe jetën e saj për të rritur një qenie tjetër njerëzore – ashtu si personi që gjykon, dikur rritej në barkun e nënës së vet,” shkroi ajo.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se do të rrisë një djalë që do dijë të respektojë gratë dhe kjo i jep disi forcë.
“Është dhimbshme, por më jep fuqi të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë.”
G-Bani (dhelpra) flet për Danjën (rrushin): “Është provinciale”
Personazhet e këtij edicioni të “Big Brother VIP” krijuan zhurmë edhe këtë javë.
I ftuar në “E Diell”, G-Bani foli sërish për Danjën, duke thënë se është ndjerë i ofenduar nga ajo:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”
Mesa duket, G-Bani nuk e ka të lehtë të kapërdijë refuzimin e aq më tepër të hedhë pas eksperiencën në këtë format.
Erand Sojli konfirmon divorcin: "E provuam, por kishte mbaruar gjithçka"
Erand Sojli tregoi publikisht se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai rrëfeu se ndonëse u përpoq të shpëtonte martesën, sërish, as ai dhe as partnerja e tij nuk mundën t’i rregullonin gjërat mes tyre.
“Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por s’e kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot.”, tha ai.
Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Erandi theksoi se mban ende komunikim me ish-bashkëshorten për shkak të vajzave. Po ashtu, ai theksoi se të dy gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.
“Ne e respektojmë njëri-tjetrin, kemi komunikim, pasi na bashkojnë dy fëmijët. Kemi kaluar gjysmë jete shumë të mirë, kemi qenë mbështetje.”, shtoi ai.
Aktori Erand Sojli u shkëput për disa vite nga skena shqiptare, pasi së bashku me familjen e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, ai është bërë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”.
Koncerti i fundit i Dafinës: “Kam pak emocione, nuk e di kur do të kthehem prapë”
Dafina Zeqiri, e cila është në pritje të ëmbël, njoftoi se do të tërhiqet për një kohë të pacaktuar nga koncertet për t’iu përkushtuar bebushit që pritet të sjellë në jetë. Ajo bëri një postim emocional në Threads, ku u shpreh:
“Këtë të shtunë kam koncertin e fundit për një kohë (të pacaktuar). Kam pak emocione, se s’e di kur do kthehem prapë për të performuar live, ama projektet nuk do të ndalen”.
Duke shprehur dashurinë për publikun, këngëtarja theksoi se është koha për të marrë një “pushim” nga aktivitetet e shumta muzikore, megjithëse sërish do të jetë prezente përmes këngëve të ndryshme, ndonëse jo përmes koncerteve.
Dafina e njoftoi lajmin e shtatzënisë në janar të këtij viti, duke bërë të ditur që pret të sjellë në jetë një djalë.
Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”: “Më dukej shumë e rëndë”
Le ta rithemi: “Big Brother VIP 4” vijon të krijojë zhurmë. Këtë herë ishte Gerta, e cila bëri një deklaratë lidhur me Gjestin, duke thënë se ky i fundit është bullizuar shpesh gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë. Tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh. Historitë bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur”, u shpreh Gerta.
Ajo dha mendimin e saj edhe për lojën e Gjestit brenda në shtëpi, duke u ndalur edhe te fakti që i hodhi pije alkoolike në sy. Kjo më tej, çoi skualifikimin e Gertës me Zarf të Zi. Gerta u rikthye në lojë pasi publiku, përmes televotimit, vendosi që ajo të vazhdonte lojën. Sa i përket kësaj situate, ajo theksoi se është marrë më seriozisht seç duhej.
Dafina Zeqiri dhe Mozzik i japin "unfollow" miqësisë
Po, prapë Dafina. Dafina Zeqiri dhe Mozzik mesa duket i kanë dhënë unfollow edhe miqësisë së tyre, dhe jo – nuk po flasim për ndonjë dramë publike me statuse pasive-agresive apo këngë diss. Këtë herë, gjithçka ka ndodhur në heshtje.
Sipas burimeve për emisionin "Prive", dyshja që dikur kishin respekt, bashkëpunime e miqësi, nuk kanë më asnjë marrëdhënie. Miqësia e tyre, sipas këtyre burimeve, ka marrë fund, në heshtje dhe pa shumë shpjegime. Prive nuk përmendi ndonjë arsye specifike, por theksoi se është e sigurt që miqësia ka marrë fund.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre: ndonjë keqkuptim, mosmarrëveshje profesionale apo thjesht rrugë që ndahen? Ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë (ose të paktën jo tani për tani).
Dafina dhe Mozzik sollën disa projekte së bashku, si “Drama pahiri”, “Me t’kast”, Pode”.
Ndahen Buta dhe Fjolla?!
Një ndarje në horizont? Reperi Buta (emri i vërtetë i së cilit është Betim Januzi) dhe gruaja e tij, Fjolla, duket se po përjetojnë një krizë.
Burime për “Prive” kanë bërë me dije se marrëdhënia mes Butës dhe partneres së tij, me të cilën ka edhe një vajzë, Irinën, nuk është në gjendjen më të mirë. Të njëjtat burime, që kanë preferuar të mbeten anonimë, flasin për një krizë që ka prekur çiftin, një gjë që vërehet edhe në rrjete sociale – asnjë foto bashkë dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
A është kjo thjesht një periudhë e vështirë, apo fundi i një historie që shumica as nuk e dinin se kishte nisur? Rrjetet sociale po presin një shenjë. E derisa të kemi më shumë fakte – spekulimet janë në ajër.