TV Mania

Lorenc Hasrama flet për të dashurën, pas ‘flirteve’ që pati brenda “BBVA”

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2023

Lorenc Hasrama flet për të dashurën, pas ‘flirteve’
YouTube

Lorenc Hasrama vendosi që me vullnet të plotë të linte shtëpinë e “BBVA” dhe i ftuar në “Ftesë në 5”, ai foli për përvojën e tij brenda shtëpisë, si dhe foli për të dashurën, me të cilën ka disa muaj i lidhur.
 
Po, po, të dashurën! Po, Lorenci ka një të dashur, pavarësisht ngacmimeve dhe 'flirteve' që pati me Jorin dhe afrimitetin që (ri)krijoi me Keisin.
 
Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.
 
“Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.
 
Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.
 
Sigurisht, lidhja e Lorencit është pak surprizuese, por fundja, gjithçka në kuadër të lojës.

P.S.: Gjithsesi, Lorenci mendon ende se Jori është goca më seksi në shtëpi. 

Artikuj të sugjeruar: