
E pesta, e vërteta? Nicolas Cage ka një qëndrim shumë optimist për marrëdhënien e tij me gruan e pestë, Riko Shibata, me të cilën u martua në vitin 2021.
Cage u martua për herë të parë me Patricia Arquette në 1995 para se të ndaheshin në 2001, dhe një vit më vonë ai u martua me Lisa Marie Presley para se të bënin kërkesë për divorc pak më shumë se 100 ditë më vonë, duke u ndarë zyrtarisht në 2004.
Më vonë në vitin 2004, ylli i “Face-Off” u martua me gruan e tretë Alice Kim, dhe një vit më vonë, lindi djali Kal-El, përpara se të divorcoheshin në 2016.
Dhe në vitin 2019, Cage u martua me Erika Koike në Las Vegas, por e anuloi katër ditë më vonë, pasi tha se ishte “shumë i dehur” për t'u martuar.
Më pas, 59-vjeçari u lidh me Riko Shibata, 27 vjeç, në vitin 2020, pasi u prezantua me të në Japoni, vendlindjen e saj, përmes miqve të përbashkët. Po atë vit, ai i propozoi për martesë në FaceTime.
Në një intervistë për ET, Cage shpjegoi arsyen befasuese që e bëri të mendonte se gjërat me Shibata-n do funksionin.
Ai u shpreh:
"Ne u takuam në Japoni dhe sapo e pashë, mendova se ishte mahnitëse. Kishim shumë të përbashkëta. Asaj i pëlqenin gjithashtu kafshët dhe aty filloi biseda jonë e parë. Ajo më tha që kishte “dy ketrushë flutures”. Aq mjaftoi. Mendova: ‘Kjo është e gjitha. Kjo mund të funksionojë.”
Edhe vetë aktori mendon se kur bëhet fjalë për gratë, “pesë janë shumë”, por këtë herë, ai është i bindur se ia ka dalë të gjejë të duhurën!
Burimi: LadBible