Lorenc Hasrama, i pyetur nga produksioni në dhomën e rrëfimit, pranoi se jashtë ka pasur një njohje me Keisin, e cila kishte përfunduar. Deklarata e tij gjeti disi të papërgatitur Keisin, që siç dukej do të donte të mos e prekte këtë temë. Sidoqoftë, në një postim në rrjete sociale, Sabiani reagoi për situatën.
“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe,” shkruan ai pa sqaruar se cilëve u referohet me “besprema”. “Nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos.”
Kjo nuk është hera e parë që Sabiani flet për këtë raport. Që prej hyrjes së Lorenc Hasramës në “BBVA”, qarkulluan thashetheme se ai dhe Keisi kanë qenë në një lidhje dashurie. Rreth këtyre zërave, Sabiani tha: “O media k***va që e keni shpirtin më të zi se qymyri! Na i bëtë miqtë e shokët dashnorë. E nxirrni besëprem dhe atë djalin me këto lajme, se kemi (edhe) miqësi të përbashkët, o të paskrupullt”.
Pas përfundimit të programit, Keisi e përlotur u shpreh se ata nuk kanë qenë të lidhur, por thjesht kanë pasur një njohje.