Metropolitan

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes
Axelle/Bauer-Griffin

Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe, lëng kockash apo supë dhe perime. Menjëherë e akuzuan aktoren se po promovon kequshqyerjen dhe se dieta e saj ka një ndikim shumë negativ te njerëzit. Për këtë, aktorja ka reaguar, duke sqaruar njerëzit:

“Mendoj se është e rëndësishme që ta dinë të gjithë se po zhvilloja një podkast me mjekun tim. Ky është personi me të cilin kam punuar për më shumë se 2 vite, për të përballuar ca probleme kronike”.

Më pas, shtoi:

“Kam kaluar në COVID të gjatë, që është manifestuar në shumë nivele inflamacioni. Kështu, kam punuar me Dr. Cole që të përqendrohem tek ushqimet që nuk janë inflamatore. Pra, shumë perime të gatuara, të gjitha proteinat, karbohidratet e shëndetshme ndikojnë në uljen e inflamacionit. Po funksionon shumë mirë”.

Ajo theksoi se dieta e saj nuk është këshillë për askënd. “Është një bisedë transparente mes meje dhe mjekut tim. Nuk është këshillë për askënd. Është ajo çka ka funksionuar për mua, ka pasur ndikim të fuqishëm dhe poztiv. Kjo nuk është ajo çfarë ha çdo ditë dhe meqë ra fjala, ha shumë më tepër se lëng kockash dhe perime. Konsumoj vakte të plota dhe ka shumë ditë që ha çfarë dua, patate të skuqura e çfarëdo. Është e pamundur që të kuptosh shëndetin dhe dietën e dikujt në një video 30-sekondëshe”, tha ajo.
 
Pra, nuk duhet ta marrim si këshillë dietën e saj. Jo se do e bënim, por që, sa për saktësim.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Gwyneth Paltrow reacts to accusations of promoting malnutrition

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes
Axelle/Bauer-Griffin

Gwyneth Paltrow shared what she ate in a day and people reacted strongly to her diet consisting of: coffee, bone broth or soup and vegetables. They immediately accused the actress of promoting malnutrition and that her diet has a very negative impact on people. For this, the actress reacted, explaining to people:

“I think it's important for everyone to know that I was doing a podcast with my doctor. This is the person I worked with for more than 2 years, to cope with some chronic problems".

Then he added:

"I went through long-term COVID, which manifested itself in many levels of inflammation. So, I worked with Dr. Cole to focus on foods that are not inflammatory. So, lots of cooked vegetables, whole proteins, healthy carbohydrates work to reduce inflammation. It's working very well."

She emphasized that her diet is not advice for anyone. "It is a transparent conversation between me and my doctor. It's not advice for anyone. It is what has worked for me, it has had a powerful and positive impact. That's not what I eat every day, and by the way, I eat a lot more than bone broth and vegetables. I eat full meals and there are many days where I eat whatever I want, chips and whatever. It's impossible to understand someone's health and diet in a 30-second video," she said.
 
So, we should not take her diet as advice. Not that we would do it, but just to clarify.

Suggested Articles: