Gwyneth Paltrow ka treguar se çfarë konsumon në një ditë të zakonshme dhe vaktet janë:
Në mëngjes – kafe
Në drekë – supë/ lëng kockash
Në darkë – perime
Aktorja tregoi se bën fasting, kujdeset që të bëjë detoks dhe e nis procesin e të ngrënit në orën 12:00 të drekës. Midis vakteve bën aktivitet fizik dhe sauna dhe e gjithë rutina e saj ditore ka ngjallur reagime në rrjet. Njerëzit po e akuzojnë aktoren se po promovon problemet me të ngrënin si një mënyrë mirëqenieje.
@madeformefitness #duet with @dearmedia Almond mom final boss #Inverted ? Aesthetic - Tollan Kim
Disa të tjerë, i referohen edhe si “almond mom”, një togfjalësh i përdorur masivisht kundrejt Yolanda Hadid, e cila këshillonte Gigi Hadi që të konsumonte një bajame dhe ta përtypte mirë, në vend të një vakti normal.
Intervista e Gwyneth u shpërnda me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe njerëzit nisën të komentonin, duke u shprehur:
"Nëse do ta kisha parë këtë para 5 viteve do të isha fiksuar dhe ky do të ishte bërë "plani i vakteve" të mia. Faleminderit Zotit, u zgjova dhe po e marr veten", shkroi dikush.
"E di që shumë vajza gjimnaziste do të bien në këtë kurth. Më thyhet zemra", tha një person tjetër.
"Të gjithë duhet ta raportojnë këtë video për probleme me të ngrënin. Nuk mund ta bëjmë më këtë", tha një tjetër komentues.
"Ajo duket kaq e zbehtë dhe e lodhur".
"Lëngu i kockave është përbërës, jo vakt".
"Detoks nga çfarë?", pyeti dikush.
Artikuj të sugjeruar: