
Yolanda Hadid është kritikuar shpesh për aftësitë e saj të prindërimit ndaj Bella-s dhe Gigi-t, ndaj vendosi të publikonte një video në TikTok, duke përtypur bajame, ndërkohë që kryente aktivitete të ndryshme.
Ajo e cilësoi veten si “mamaja më e keqe”, nisur nga kritikat e shumta në TikTok.
Shpeshherë, njerëzit e kanë kritikuar Yolanda-n se nuk i lejonte vajzat e saj të hanin ushqimet që shijonin, madje as tortë kur kishin ditëlindjen, për hir të karrierës së tyre në modeling.
Nuk kanë munguar video ku Yolanda i thoshte Gigi-t të mos ndiqte pasionin e saj në volejbollin, pasi do të bëhej shumë “mashkullore”, madje ka pretenduar edhe se e bija është lesbike, për shkak të pasionit të saj. Në të tjera publikime, Yolanda i thoshte të bijës që të konsumonte disa bajame dhe t’i përtypte shumë mirë, për të shuar urinë, apo kur i jepte një copëz shuuuumë të vogël torte në ditëlindjen e saj.
Po ashtu, Yolanda është kritikuar edhe për qëndrimin e saj karshi Bella-s, pasi sipas pretendimeve, ajo e ka përjashtuar shpesh supermodelen, duke e bërë të ndihet keq. Njerëzit kanë vë re një dallim të madh në sjelljen e Yolanda-s me Gigi-n dhe Bella-n dhe kjo e fundit, ka qenë gjithnjë fëmija që nuk e ka përjetuar plotësisht dashurinë e së ëmës.
Artikuj të sugjeruar:
- Zgjidhet dilema e Bella Hadid: Si u kthye spërkatja me spray në fustan prej vërteti?
- Bella hyri në pasarelë nudo dhe doli me fustan: Duhet të shihni momentin që i mrekulloi të gjithë!
- Baluket e reja të Bella Hadid duken kaq *këndshëm*, sa do kërkoni t’i bëni edhe ju!
- Oops! Gigi ka thyer “kodin e gocave”, duke u lidhur me ish-in e shoqes
- Zayn Malik i bën unfollow Gigi-t, pas zërave se ajo po del me Leo DiCaprio-n
- Leo ♥ Gigi: Thashethemet dhe *fotot* thonë se gjërat kanë shkuar në një tjetër nivel
- Si rrallëherë, Gigi Hadid flet për 'gjeniun' e saj