
Rasti i gruas që e gjeti dashurinë më vonë në jetë duket se “surprizoi” disa njerëz në programin “Shihemi në gjyq”.
Edhe pse e kuptojmë habinë, humbja e virgjërisë më vonë, si në moshën 50-vjeçare, nuk është dhe aq e pazakontë dhe mund të ndodhë për një sërë arsyesh, duke përfshirë zgjedhjen personale, besimet kulturore ose fetare, shqetësimet shëndetësore ose mungesën e mundësive.
Por çfarë ndodh kur dikush pret relativisht gjatë për të bërë seks? A ka efekte në pjesën tjetër të jetës? Ja disa:
#1 – Ju bëheni “më të ngadaltë”
Sipas një studimi të Universitetit të Maryland, kur bëni më pak seks ose nuk bëni seks fare, funksionimi i neuroneve ndikohet dhe ju bëheni më të ngadaltë me mendimet tuaja.
#2 – Frustrim i akumuluar
Seksi dhe orgazma janë një lloj çlirimi nga streset e ditës dhe në mungesë të tij ju mund të akumuloni ngarkesa emocionale ditë pas dite.
#3 – Vetëbesimi
Kur bëni seks, në mënyrën e duhur, ndjenjat e vetëbesimit rriten. Nëse vitet kalojnë dhe ju s’e keni provuar kurrë këtë ndjesi – nuk do ishte çudi që të kishit probleme me vetëbesimin.
#4 - Dobësimi i fshikëzës
Seksi supozohet të jetë i mirë për muskujt që ndihmojnë në mbajtjen e urinimit. Nëse nuk bëni seks, muskujt e legenit kanë një probabilitet për t'u dobësuar.
Megjithatë, duhet theksuar se humbja e virgjërisë në çdo moshë është një zgjedhje personale dhe përsa kohë që personi është mbi 18 vjeç – askush nuk ka asnjë të drejtë për të gjykuar vendimet e tij/saj.
Është e rëndësishme të komunikoni me partnerin tuaj (të ardhshëm) dhe t'i jepni përparësi sigurisë, pëlqimit dhe mirëqenies emocionale.