"Big Brother VIP Kosova" po i vjen fundi dhe përmes një televotimi përmes të cilit do të përzgjidheshin finalistët, publiku vendosi që Artan Thaçi, Arkimed Lushaj, Mbresa Hajrullahu, Vedat Bajrami dhe Juliana Nura të jenë 5 kandidatët për çmimin e madh, duke e bërë kështu mjaft interesante finalen e edicionit të parë të këtij spektakli.
View this post on Instagram
Finalja e madhe e "BBVK" do të zhvillohet më 17 mars, ku do të njihemi edhe me fituesin e çmimit të madh prej 200,000 eurosh.
Të pestë finalistët janë përfshirë në debate, momente argëtuese dhe prekëse, duke shpalosur para publikut të tjera aspekte të jetës dhe personalitetit të tyre.