Instagramming

Mbaj shënim: Emoji-t që duhet të përdorësh me dikë që e ke shumë qejf ;)

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2023

Mbaj shënim: Emoji-t që duhet të përdorësh me dikë

Nëse mendon se emoji-t janë të mbivlerësuar, e ke gabim! S’po themi që të dërgosh 500 emoji në një fjalë, apo të zëvendësosh fjalët me emoji, ama, sigurisht, figurat e vockla dhe të këndshme i shtojnë lezetin bisedës.
 
Emoji-t ndahen në dy grupe: Të pafajshme dhe me nënkuptime. Të parat di ku t’i përdorësh ti, për të dytat, të japim ne një dorë. (Spoiler: Te goca/ çuni që ke qejf).
 
Ç’emoji të dërgosh në një bisedë për ta bërë atë më interesante dhe khëm-khëm, flirtuese?
 
Zemra e zjarrtë - pasion!

Sytë me zemra, për të komplimentuar një selfie

Kafshimi i buzëve sepse është gjithmonë flirtues

Spec djegës, kur biseda shkon në një territor pikant

Lëpirëse, e ëmbël dhe provokative

Zjarr për një bisedë të zjarrtë

Fytyra e engjëllit; I/e pafajshëm/me, por jo edhe aq

Pjeshkë, për fotot e palestrës

Fytyrë e sikletosur nga bukuria e atij/asaj me të cilin/ën po flet

Një djallush që buzëqesh, për të nënkuptuar diçka

Fytyra që shkrihet nga një kompliment i lezetshëm.