Instagramming

Valbona Mema njofton se e motra është ndarë nga jeta

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2023

Valbona Mema njofton se e motra është ndarë nga jeta

Këngëtarja Valbona Mema njoftoi se e motra e saj është ndarë nga jeta.

“Pusho e qetë motra ime,” shkroi ajo në një postim në Instagram.

Valbona Mema njofton se e motra është ndarë nga jeta

Në fund të shkurtit, Mema u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” si pasojë e një urgjence familjare. Më vonë u mësua se shkak ishte gjendja shëndetësore e rënduar e motrës së ndjerë.

Valbona Mema u bë pjesë e BBVA më 22 janar dhe u largua një muaj më vonë.