
Më shumë se vetë të zotin e punës, gërhitja shqetëson personin tjetër që ndodhet aty, krah tij. Disa këshilla të vogla do t’ju vinë në ndihmë.
1. Ndryshoni pozicionin e fjetjes
E fjetura me kurriz është një ndër arsyet kryesore të gërhitjes. Provoni të flini në një anë, pak rëndësi ka se në cilën dhe zhurma e bezdisshme mund të reduktohet. Gjithashtu provoni të flini mënyrë që koka të jetë e pozicionuar si në foton e dytë.
2. Shmangni alkoolin
Specialistët thonë se alkooli katër deri në pesë orë para se të flini do t’iu shkaktojë gërhitje.
3. Humbni peshë
Kjo nuk është e vlefshme për këdo. Nëse më parë nuk gërhisnit, por pas kileve të shtuara po e bëni, atëherë problemi qëndron te pesha. Kilogramët e marrë rreth qafës ngjeshin diametrin e brendshëm të fytit, çka shkakton gërhitjen.
4. Pushoni më shumë
Pas orëve të tëra lodhjeje, ju do të shtriheni e do të flini më të rraskapitur se kurrë. Kështu teksa bëni një gjumë të rëndë e të thellë, muskujt lëshohen tërësisht dhe ju nisni e gërhisni.
5. Ndërroni jastëkun më shpesh
6. Qëndroni të hidratuar
7. Pastroni sinuset. Shiritat e hundës janë gjithashtu një zgjidhje e mirë.
Mbi kirurgjinë
Kirurgjia për gërhitjen shihet shpesh si mjeti i fundit kur një person nuk i përgjigjet trajtimeve joinvazive. Ka opsione të ndryshme për operacionin e gërhitjes sepse varet nga çfarë shkaktohet. Bisedoni me një mjek për të parë se cili lloj operacioni është më i përshtatshëm. Secila ndërhyrje ka efekte anësore, si për shembull:
Efekte anësore që zgjasin disa ditë:
- dhimbje
- infeksion
- parehati fizike
- dhimbje fyti
Efekte anësore që mund të zgjasin për shumë kohë:
- thatësi në hundë, gojë, fyt
- gërhitja vazhdon
- parehati fizike
- probleme me frymëmarrjen
- ndryshim në zë