Çfarë po ndodh rreth nesh

Kosovari Flamur Ukshini, sozi i Zayn Malik sensacion i Instagramit

16 Prill 2015

Kosovari Flamur Ukshini, sozi i Zayn Malik sensacion i Instagramit

Një student universiteti nga Kosova është kthyer në një VIP të Instagramit falë ngjashmërisë së tij të habitshme me Zyan Malik.

Flamur Ukshini 23 vjeç nga Prishtina është në vitin e fundit të studimeve në Informatikë Biznesi dhe punon si model part-time, por falë ngjashmërisë me ish-pjestarin e One Direction ai ka plot 40 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

Ai shpesh ndalohet në rrugë nga adoleshente që i kërkojnë të bëjnë foto me të. Kjo jo vetëm ngjashmërisë, por edhe sepse ai është një djalë shumë i pashëm. Çdo foto që Flamuri poston në Instagram pushtohet nga komente të fansave të grupit One Direction dhe merr mijëra pëlqime. Që nga koha që kosovari ka filluar të jetë aktiv në Instagram ka filluar një karrierë në modeling dhe ka një axhendë mjaft të zënë.

Ai  thotë se inbox-i i tij pushtohet nga mesazhe të ndryshme kryesisht nga vajza të cilat bëjnë edhe shaka, por në një mënyrë pozitive. Një ditë një vajzë i shkruajti: ‘Pse të shkosh deri në Londër, nëse ne mund të shëtisim në vendin tonë me një djalë po aq të bukur’.

Kush është më i bukur, Zyan Malik apo djali kosovar?

Burimi: Daily Mail