Gazetarja Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit, ka ironizuar opinionisten e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari.
Gerta ka shpërndarë në profilin e saj një postim të një llogarie fansash të Oltës. Në të shkruhet: Kur Zhaklin Lekatari erdhi në prime-in e parë si opinioniste, u gëzova shumë. E ndiqja më parë në rrjetet e saj sociale dhe më pëlqente për frymën që donte të përcillte në thyerjen e barrierave të moralit, paragjykimeve apo thjesht në përpjekjen për të “edukuar” një pjesë të popullatës, gjë që ia kemi nevojën, por sa keq që me kalimin e javëve u ndesha me një tjetër Zhak.”
Në vijim, lexohet: “U ndesha me një Zhak, që e fryrë dhe e ndikuar po nga e njëjta pjesë e popullatës që ajo vetë “edukonte”, thotë “Unë nuk blihem si Olta”, gjëja më e shëmtuar që kam dëgjuar në këtë Big Brother, ndoshta nga zhgënjimi se di…U ndesha me një Zhak që thotë “prandaj unë s’kam marrë një si ju shqiptarët”, që prapë se prapë vjen aty për të gjykuar edhe burra shqiptarë që pavarësisht gabimeve kanë vlera të jashtëzakonshme.”
“Unë jam ndeshur me një Zhak që jo më larg se dje tha ”n.q.s partneri dhe ti keni boshllëqe, është mirë që ai të lidhet me një tjetër, pa e mbyllur gjënë me ty dhe n.q.s partneri i saj do i bënte të njëjtën gjë ajo do i ishte falenderuese!” Unë jam ndeshur me një Zhak që sot është turma! Ah se mos harro, pse më duket sikur e blera tani je ti nga Berti [Robert Aliaj].”
Në fillim të shkurtit, u bë virale një mesazh zanor ku dëgjohej Zhaklina të shprehej e indinjuar: “Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.” Në një sqarim të mëvonshëm, Lekatari shpjegoi se bashkëshorti i Oltës nuk e kishte kërcënuar, thjesht i kishte kërkuar ta takonte.
Në puntatën e fundit të “Big Brother VIP Albania”, opinionistja mbështeti raportin e Keisit dhe Kristit, ndonëse ky i fundit pretendohet se kishte një lidhje jashtë.