TV Mania

Në videon virale të Dhurata Dorës s'mund të mungonin komentet për shtatzëninë!

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2023

Në videon virale të Dhurata Dorës s'mund të mungonin
Photo Credits:@outlinesduki/ TikTok, Dhurata Dora/ YouTube

'Çfarë ka në bark kjo?' - është një nga "top komentet" në një video në TikTok të Dhurata Dorës gjatë një koncerti.

Të tjerë shkruajnë me bindje "ah, qenka shtatzënë kjo" dhe komente të tjera sillen rreth dyshimeve për shtatzëni.

Për të disatën herë, duket se njerëzit ende s'e kanë kuptuar se të aludosh se dikush është shtatzënë nuk është aspak e hijshme.

Ja disa arsye pse:

Së pari, është e sikletshme. Në rastin më të mirë, ajo thjesht ka shtuar pak peshë. 

Së dyti, mund të jetë forma trupore, fryrje e momentit (bloating), fryrje nga periodat etj. Pra, me pak fjalë, po i thoni dikujt që është e kolme se duket si grua shtatzënë. Gratë shtatzëna duken për mrekulli, por në këtë rast merr tjetër konotacion dhe mund të ndikojë negativisht te personi përballë.

Së treti, duhet të keni parasysh që jo të gjithë duan të kenë fëmijë dhe kjo është e mirëkuptueshme.

Së katërti, (dikush, jo domosdoshmërisht Dhurata Dora) mund të ketë përjetuar një abort spontan ose të planifikuar, që në të dy rastet shoqërohet me një gjendje emocionale dhe fizike të komplikuar. Një aludim i tillë thjesht rëndon më keq gjendjen e personit. 

Së pesti, ndoshta ajo nuk bën dot fëmijë ose po has probleme për të qenë shtatzënë dhe sigurisht që të aludosh, thjesht sa përkeqëson situatën.