TV Mania

Genci Fuga flet për sfidat ekonomike: “Duhet të fsheh paaftësinë time si kryefamiljar”

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2023

 

Genci Fuga flet për sfidat ekonomike: “Duhet të fsheh
RTV Ora/ Youtube

I ftuar në programin “Glamour” me Ester Bylykun, Genci Fuga ka folur për sfidat ekonomike dhe mënyrën se si ai dhe e shoqja, Eni Jani, mundohen ta fshehin te fëmijët dhe pjesa tjetër e familjes këtë vështirësi, duke theksuar se mezi pret të vijë fundi i muajit për të marrë pagën.
 
“Nga të gjitha provat e dashurisë që i ke dhënë Enit, cila është më e çmendura?”, e pyeti moderatorja.

Është gati-gati mision i pamundur, që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Republikën e Shqipërisë, por nuk e di se si i gjejmë forcat, në fund të muajit kryesisht, që presim daljen e rrogës”.

Duke vijuar me rolin që çifti duhet të luajë në fund të muajit:

“Unë duhet të fsheh paaftësinë time si kryefamiljar për sigurimin e të ardhurave, Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes, kështu që është një sakrificë. Është një rol mbi rol që duhet të luajmë në fund të çdo muaji”, përfundoi aktori.