
Ikona e kinemasë, Monica Bellucci (58 vjeç) mund të jetë lidhur me regjisorin e famshëm të serialit “Wednesday”, Tim Burton (64 vjeç).
Sipas revistës franceze, “Paris Match”, aktorja dhe regjisori po përjetojnë prej disa muajsh një romancë të bukur, të cilën e kanë mbajtur larg qendrës së vëmendjes dhe mediave.
View this post on Instagram
Thuhet se Bellucci dhe Burton u takuan në tetor, në Festivalin e Filmit Lumire në Lyon dhe pikërisht në këtë event, lindën shkëndijat e dashurisë. E në fakt, Tim Burton e ka shprehur gjithmonë admirimin për Monica Bellucci-n.
“Jam i çmendur për Monica Bellucci-n. Ëndërroj sikur ngec në ashensor me të”, është shprehur më parë Burton dhe mesa duket, e paskërka manifestuar.
Tim Burton ka qenë i martuar për periudhën 1989 – 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas nisi një marrëdhënie me Lisa Marie. Pas ndarjes edhe nga Lisa, ai u lidh me Helena Bonham Carter, me të clilën ka edhe dy fëmijë. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2014.
Nga ana tjetër, Bellucci ka qenë e martuar me fotografin Claudio Carlos Basso e më pas, me aktorin francez Vincent Cassel, me të cilën ka edhe dy vajza, të quajtura Deva dhe Léonie. Pas divorcit nga Cassel, Monica u lidh me artistin Nicolas Lefebvre.