Historia Ime

Aventura më e bukur e jetës sime

16 Prill 2015

Aventura më e bukur e jetës sime

Letra 1
Mirembrema zonja ose zonjusha administratore te kesaj reviste! Ju kam ndjekur shume here por nuk e di a dergohen ketu historite. Nese nuk dergohen ketu ju kerkoj ndjese per shqetesimin dhe ju lutem me udhezoni ku ta dergoj se dua te tregoj aventuren time me te madhe. Atehere po provoj ta shkruaj dhe paça fat te postohet. Une jam nje zoteri shtatedhjete e dy vjecar dhe e kam njohur fesbukun se komunikoj me mbesen qe jeton ne Paris e keshtu ju njoha edhe ju Revista e pergezueshme Anabel. Per here te pare po tregoj aventuren time me te madhe qe jam i bindur juve rinise do t'ju duket e vaket por per mua ka qene nje aventure rrenqethese, edhe e bukur edhe e frikshme bashke. Isha ne moshen me te bukur, midis te njezetave dhe te tridhjetave kur sapo kisha zbuluar kenaqesi te jetes si rakia e konjaku por edhe si vashat e reja qe te ngrinin shpirtin peshe me nje shikimi, me nje buzeqeshje, ose me nje farfuritje te fundit kur frynte era. Por asgje nuk ma kishte ngritur shpirtin si kjo aventure qe po tregoj. Nje shoku tim qe kishte njohje shume i kishte rene ne dore nje liber. Nje liber i ndaluar! Liber i verdhe sic njihen. Kurioziteti ishte i madh si per cdo gje te ndaluar qe te magjeps e mbeshtjelle ne mister. Pasi e kaluam dore me dore shoqeri, erdhi rradha ime ta lexoja. Mezi kisha pritur! E fillova ta lexoja ne vakt dreke te shkallet e pallatit po kur kaloi nje komshi nga tmerri u palosa me librin ne bark, frika qe e madhe dhe emocionuese. E lashe ta lexoja naten poshte jorganit me friken qe do me shikonte babai. Meqe diten tjeter duhet ta dorezoja dhe nuk do me binte me kurre rradha ta lexoja prape, ate nate e gdhiva me librin. E lexova tre here dhe e mesova permendesh nga fillimi ne fund. U sforcova shume ta skalisja ne kujtese qe ta lexoja ne mendjen time kur te mos e kisha me sepse ky ishte libri me i bukur qe me kish zene dora ndonjehere. Me mahniste sesi nje burre nenteqind vjet me pare kishte shkruar ato te verteta te shprehura bukur ne vargje. Ate filozovi te cdokohshme qe une si djaloshar sapo po e perjetoja. Libri ishte Rubairat e Omer Khajamit i perkthyer nga Fan Noli. Po e mbyll po me vargjet e tij. Mirupafshim!

Natën kur flija, më tha shpirti: “Pi! Në gjumë dhe në Varr s’ka lumturi. Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa; se ke shekuj që të flesh në qetësi”.

Letra 2
Hiii!  Historia ime eshte e bukur dhe pse ju dashurickat e di un sikur si keni me qef  Aventura ime e cmendur por dhe e paharruar ishte kur i kerkoj te dashurit te me rrembej! Ishte dite e marte thon qe e marta esht dite tersi por per mua jo, ate dite i kerkoj te dashurit te vi ne lagjen time dhe ai si i "cmendur i dashuruar" vjen tme rrembej iki me te kaloj tynelin e elbasanit pasi ai eshte Tirons dhe kur mberri ne tr lajmeroj familjen qe jam me djalin qe dua dhe pse ne brendesi kishte lot trishtimi sepse nuk eshte e leht por lotet e gezimit ishin me te forta, ... Ishte nje muaj aventure e cmendur dhe me nje fund te mençur , un dhe G martohemi dhe pse pa dasem ? hajde merre vesh martes pa dasem por do ta bejm dasmen djalin e kam 6 muajsh sa te mbush vitin njeher dhe tme sjelli lulet  .... ! Kjo ishte aventura ime tashi me hollesi dua nje vit me e treguar un ... Aaaaa doja te thoja dicka nuk eshte e shkeputur nga tenonovelat por e vertet fundja fundit ne doni besoni  klb te gjithe nga Anisa 

Letra 3
Aventur e cmendur ne avion. Mirmbrema Anabel  Sa lexova temen qe keni ven sot Mu rikthyue dhe nje here ajo ngjarje shume e vecant per mua..nk jetoj ne shqiperi dhe ndoshta do me kritikoni per ate qe kam bere gjtmon sipas mentalitetit ne shqiperi Para disa muaj ishja ne udhetim me nje gjitonin tim me avion per ne bansko te bullgaris. Qe ne momentet e para qe u ul afer meje dicka po ndodhte ndienja te cudicme..  Ne nje moment un u ngrita te shkoja ne tualet.. pas pak pasi hapa deren ishte aty para meje.. me tha ms te dilja dhe hyri dhe ai.. si i cmendur po me shvishte dhe nk me linte te reagoja u dorzova.. me shtrengoj fort dhe me bente dashuri si i cemendur ishte nje kenajsi qe nk shpjegohet me fjal.. deri sot ne nk jemi ndar na njeri tjetri dhe duam perseri ta jetojm ate aventur ne avion. Flm shm po e postove  Anonim te lutem

Letra 4
anabel moj moter ...aventura ime me e cmendur e bere bashke me miket e mija ishte : ishim ne vit te 1 ne fakultet ..po afronte sezoni i 1 ..frika ne max ...x te mesuar seshte se mesonim...na shkoi mendja te shkonim te fryheshim ne nje fallxhore e x te mare provimet..cte te them moj tu befsha ..u nisem qe ne pik te mengjesit te 3 si krushka .. ..o burra do ikim te fryhemi te marim provimet por vendi ku ne do shkonim ishte larg e duhej te shknom me autobuz ..zbresim nga autobuzi edhe me te pyetur se skishim ik ndonje here ...vetem ecnim ne kembe papushim x rreth 1 ore ne nje rruge qe vetem ne dukeshim....skishte kembe njeriu xvec makinave qe kalonim ..ahahahah si perfundim fallxhorja na kishte ik x pushime jasht shtetit , beme cbeme u kthyem gjithe ate rruge ne kembe prap ..po e kishim vendos o do fryheshim o ska ...ahahhaha gjetem nje fallxhore ne qytetin tone e cila na mashtroi duke na siguru qe do i mernim provimet....e na dha disa letra ku duhet te shkr emrat e pedagogeve dhe te vinim nje leter per cdo dritare ku do shkr " zot me ndihmo ta mar filan lende " ..ahahhahah beme cbeme i vume dhe letrat ne dritare por si perfundim VEC NJE PROVIM MOREM  kete aventure tonene kujtojme gjithmone sepse ka qene gjeja me e cmendur dhe budallaqe qe kemi pas bere ndonje here  kissesss !!

Letra 5
Pershendetje anabelista! Aventura ime me e madhe eshte lufta per mbijetese. Un qe po ju shkruaj jam nje femer, grua, po mbi te gjitha nene e dy engjejve te vegjel. Me shum se cmenduri, un dua t'ju tregoj luften time. Para dy vitesh nga nje temperatur e thjeshte u drejtova ne spital. Atje nga kontrolli i par qe mjeku me beri me tha qe duhet te beja analizat, kontrolle qe te dinim nga se vinte temperatura. Pas shum kontrolleve qe as nuk po i kuptoja mjeket arriten ne perfundimin se kisha tumor ne gjoksin e majte, u shokova nuk e prisja. Ndersa mendova jeta ime kaq ishte, mendova kaq paska qen e shkruar dhe shum mendime te tjera qe thjesht me pregatisnin si do ta prisja vdekjen. Te gjith familjaret te afermit e mi u pikelluan dhe pse nuk e jepnin veten. Por isha un ajo qe duke par engjejt e mi aq te vegjel aq te pambrojtur vendosa te mos dorezohem te luftoja per jeten. Pas shum kemio-terapive pas shum peripecive ja ku jam sot pran familjes time pran bashkeshortit tim i cili me ka ndenjur pran cdo dit, pran femijeve te mi te cilet i shoh tek rriten cdo dit gje qe nuk e mendoja kurre. Jeta esht dashuri, vuajtje po mbi te gjitha esht jete, falenderoj zotin qe me kurseu dhe me mesoi te jetoj cdo dit si te ishte e fundit. Me falni nese prisnin aventura dashurije ju prsh te gjitheve. anonim pliz

Letra 6
Aventura ime me e cmendur e cila mund te perfundonte tragjikisht.  Une dhe E ishim te lidhur prej 3vitesh por per shkak te keqkuptimeve u ndam per nje periudh 6-7 mujore..i kisha ven kapakun cdo gjeje por "hakmarrja" ishte ajo qe me beri te kthehesha ta takoja edhe 1 here... kishim vendosur te iknim ne vlore . shkojme ne vlore dhe anes detit ai me kerkoj ta falja dhe t kthehesha me te ..hakmarrja ime ishte qe un ti thoja "jo" kur se priste dhe keshtu ndodhi... ok tha hip ne makine te te coj ne shtepi.. ok apo flisnim dhe un ngrita zerin e kasetofonit dhe po kerceja gjith qef...pooor rruges ai me puthi doren dhe ne kete cast thirri emrin tim..kam par rrugen kur "BAM" gjithcka erresohet.. aksident ...mbaj mend vtm kur me ka nxjerr nga makina gjith gjak dhe momentin kur doktorat dhe infermieret benin gjithcka qe te na mbanin ne jete..kur hap syt shikoj E i cili lutej zotit te me shpetonte mua ..gjendej i ulur ne shesh...aty kuptova qe e doja..nk me inteseronte qe kisha car koken dhe fytyren por imteresohesha per shendetin e tij.... sot ne kemi 2 vjet qe jemi bashke pas aksidentit dhe e kujtojm me mall diten kur do vdisnim... kjo ishte aventura ime qe edhe sot ka len pasoja keshtuqe kujdes nga aventurat miq

Letra 7
Hello Anabella! Une kam 3 motra dhe qe thua ti (qe s'the asgje) si dua fare po fare. Se bej shaka. Thjesht jane te besdisshme. Ok se kalova ne muhabet tjeter. Doja te thoja qe aventura me e bukur ndodhi para 2 vitesh ne vere. Meqenese prinderit kane nje pune shume te ngarkuar me duhet te qendroj ne shtepi gjate veres dhe rralle te shkoj ne plazh. Plus sic te thashe jam e kufizuar prej motrave pasi jane me te vogla se une dhe pretendohet ti kem kujdes. Para 2 vitesh me merr i dashuri ne telefon dhe me thote qe donte shume te shkonte ne plazh. Une ngaqe po vdisja per vete i thashe "hajdeeee shkojme" pa menduar se kisha 3 motra qe si fusja dot ne xhep. I them te dashurit te vije te me marre e bashke me motrat shkojme ne plazh. Nderkohe prinderit nuk dinin gje. Kur shkojme e di cbera moj? He cbera? Po ku ti leja 3 vajza un moj Anabel.Pse me mua dhe te dashurin do rrinin ato? E di cbera? (Po heee thuaje te shkreten). Shkova tek nje familje qe ishte aty afer dhe i thashe "a mund ti shikoni 3 vajzat per 1 ore? jo me shume se 1 ore do kthehem" ata thane pa problem po une jam problemi vet moj Anabel. Ate dite aq jam kenaqur ta mbaj mend. Shetitem me te dashurin,notuam,hengrem akullore etj etj. Biles marr edhe 3 akullore me vete per ne kthim. Kur kthehem shof ketej une spo e shihja ate familjen. Shoh andej tipa qe pastronin plazhin. Me tha i dashuri "sa e papergjegjshme qe je ku do i gjejme motrat e tua tani". Eh moj Anabel ato akulloret ne dore me shkrine nga frika. Kerko ketej e andej. Pyet kete e ate. Nga ana tjeter kishte filluar te erresohej. U ula te nje nga shezllonet me duar ne koke e me te dashurin qe me bente leksion. Kur papritur cte shoh familja qe i lashe motrat po vinte bashke me motren dhe nje grua qe mbante motrat prej dore me futi nje te uleritur "ti moj the 1 ore, po na genjeve, si je kaq e papergjegjshme per motrat, skam pare femer si ty, e ke mendjen te bredhesh e na i le ne vajzat, nga ste kerkuam e terr verr bla bla bla...". U kthyem ne shtepi e qe une i mora motrat me te mira (cfare si bleva) qe mos te tregonin per ndodhine. Prinderit erdhen e smoren vesh gje ate nate e motrat s'folen. Por diten tjeter mami sheh sandalet me rere e pastaj normale u zbulua e verteta. Mbase nuk eshte ndonje aventure mahnitese po per mua eshte me e bukra pasi kishte brenda aksion,drame,romanc,suspance, ok boll po te le rehat Anabella . Ska gje po se postove se sme ngel hatri jo. Goodnight!

Letra 8
Mirembrema Anabel . Cmenduria me e madhe per mua ka qene para disa vitesh kur isha akoma studente jashte Shqiperise.Isha kthyer ne Shqiperi per pushimet e semestrit, dhe kisha nje deshire te papare per te vizituar nje shtet te Europes Lindore, dhe e ndjeja shume te nevojshme kur e mendoja ngarkesen qe do me priste semestrin e dyte.Me leket qe mora nga prinderit per vazhdimin e vitit, mora bileten,rezervova ne nje hotel luksoz dhe planifikova pushime per 1 jave per veten time.Shkoj ja kaloj super mire,prinderve ju sajova sikur ma kishte paguar shkolla.Kur kthehem nuk me kishin ngelur as 500 dollare per jetese deri kur te mbaronte shkolla,nuk kisha as pune asgje.Nejse kerkova deri sa gjeta pune part time ne nje zyre(beja edhe pastrim, une qe ne shtepi skisha prekur kurre pune me dore) e keshtu e shtyva me kursim e me zor deri ne fund te vitit. Po nejse mesova se sa veshtire fitohet paraja.Naten :))

Letra 9
Vendosa te le e une nam si pjesa tj. Jetonim ne fshat. Isha e vogel, e nj dit me kushuriren dhe nj shoqe luanim pas mullarit ( per ata qe se din esht 'bari qe han bagetit'. E nejse, duke luajt me gocat, u merzit po kerkoja dicka tj per te ber lojen me interesante. Duke kontrolluar xhepat, gjeta te famshmin cakmak. Cfar mund te beja un me cakmakun pervec se mund ti vija flaken mullarit.. qe thoni ju moj korbani, fillova eksperimentet un. Per her te par e provova tek mullari im, po ai dreq nk mori flak, pastaj e provova te mullari xhaxhait , dhe ai per dreq mori flake direkt. E ctu them moj korbani, ne fillim po gezoja se u ndez po pastaj kur pash qe situata ishte jasht kontrollit, kembeve me vrap dhe te gjyshja. Se e dija qe atje isha e sigurt. Per nja nj jav su duka me nga shpia ime, po prap drurit nk i shpetova jo Si perfundim , mullari i xhaxhait u dogj i gjithe? ndersa i im shpetoj . Hajde naten e mire e gjum te embel

Letra 10
Edhe une kam nje aventure paksa te frikshme dhe emocionuese. Para 2 vitesh bashke me 2 shok e 2 shoqe ishim mbledhur duke pire dhe nga ora 2 e nates vendosem te shkonim ne varreza. Makine nuk kishim dhe shkojme tek varrezat e liqenit (qe jane ata deshmoret greke sjam e sigurt) Dhe aty fillon aventura, njeri nga shoket kishte sjell hashash dhe parkinson (ilac per pleqte por qe po ta pije dikush ne gjendje normale krijon halucinacione) Dhe pasi na kapi ilaci, aty ishte gjeja me me shume adrenaline qe kam kaluar. Halucinacione nga me te ndryshme dhe fakti qe ishim ne varreza kam pare "fantazma" veshur si skocez dhe halucinacione auditive nga me te ndryshmet. Edhe pse e kujtojme si dicka shume funny nuk do e beja me kurre.

Letra 11
Mirmbrema everybody po e shkruaj dhe un historin time dduke e ditur se ti Zh a kushdo njeri i pashpirt qofsh sdo e postosh sepse asnj leter e imja nk esht postu..njs.se u njofem shum..e qe thoni ju cmenduria ime me e madhe ka qen kjo..ishte nje dit behari nat me sakt dh i dashuri me thot se me kishte ber nje surpriz e duhet te dilja ti takoja..e qe thua ti moj anabel mami im ndjen shum e cte bej cte bej...shkoj e blej valium e ua hedh te dy prinderve ne nje gote me kola..top ngjum ata..po kur them top njeri gerrhiste mshum se tj e kshu dal nga shpia hipi ne makinen e te dashurit e ai me thot se ne vlor kishte muzik live e ai kishte prenotuar tavolinen..qyqa anabel ishte ora 1e nates dhe un isha me rroba gjumi skisha si te ndrohesha sepse se dija cfar me priste.e kshu nisemi mir e bukur e shkojm..atje ishte full po kur them full full..ehhh hyj un e shkreta gjith syt nga un po kjo e cmendura kan then..iki ter siklet dhe i dashuri me mbante perdore si qen shtepiak..sa u ambjentova pst kur te them e shkunda e shkundaaa fare...jo per gje po as sutjena nk kisha vesh ehh si per gjum qe isha aman po kush me njifte mua atje ne vlor..e jam kthyer ne shpi nga ora 5 ata vazhdonim me gerrhitje..ta mbaj mend ate dit..mir qe nam lash..po dhe ato rroba gjumi i dogja..i zhduka nga faqe dheut.. naten puc puc

Letra 12
Pershendetje Anabel..doja te ndaja me ju cmendurine qe bera para nje jave..relata ime me nje goce eshte shume e tensionuar per shkak te xhelozise qe ka ajo per faktin se une kam shoqe shume te mira qe ia kalojme super bashke..ajo ka disa kohe qe vtm na acaron duke hedhur fjale me kunja(jetojme ne shpi me qera x shkak te shkolles)..nje dite vendosa te bej dicka..mora furcen e dhembeve te asaj dhe me te pastrova wc..pastaj e lashe tek vendi ku e kishte ajo me pare..ne mengjes zgjohet ajo e gezuar duke degjuar muzike dhe lan dhembet me ate furcen ..ahahahah sa kemi qesh me shoqet e mia, pak e shpifur ee por dhe gallate sps disa persona meritojne me shume se kaq ..doja ta ndaja me ju kete cmenduri qe esht akoma sekret ..flm nqs e postoni,puc