
Einxhel Shkira ishte pjesë e “BBVA 1” dhe shpeshherë, ka qenë në qendër të vëmendjes për situatat e krijuara brenda në shtëpi. Sot, pas një viti, ku jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, pasi njohu partnerin e saj brenda shtëpisë dhe u bë nënë, moderatorja kujton me krenari përvojën që i dhuroi ky format.
Përmes një fotoje të postuar në Instastory, ku ishin prezentë Beniada, Donaldi, Einxheli dhe Iliri, ajo u shpreh:
“Finalistët (shoqëruar me emoji me zemra). Të ndash finalen me miken e ngushtë të atij rrugëtimi dhe dy “rivalët” e mi tregon që ajo eksperiencë është më shumë se një garë…i përngjason jetës sonë, ku na duhet dhe duhet të korrim sukses krah atyre që duam më së shumti dhe atyre që duhet të gjejmë mënyrën të bashkëjetojmë, pavarësisht mospërputhjeve tona. S’ua kam thënë kurrë ndoshta, por sot më shumë se kurrë, jam krenare për finalen e merituar që patëm secili prej nesh!”, u shpreh Einxel.
Ish-banorja pati një sërë replikash dhe debatesh me Ilirin dhe Donaldin, si dhe një shoqëri të ngushtë me Beniadën. Pas përfundimit të “BBVA 1”, vajzat patën disa mosmarrveshje (klikoni këtu për më tepër), për të cilat folën edhe publikisht.
Artikuj të sugjeruar:
- Einxhel Shkira ka një përgjigje për komentet mbi kilogramët e shtatzënisë
- Pas sherrit të dikurshëm, Einxhel flet për Kejvinën dhe situatën e saj në BBVA
- Si mendoni, mos vallë Einxheli po thumbon marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit?
- Einxhel thotë se banorët e BBVA2 flasin për të brenda shtëpisë, por jashtë bënin sikur s'e njihnin
- Einxhel ndan videon (& zbulon emrin) e vogëlushit