Instagramming

Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë, për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2023

Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë,

Aurela Hoxha konfirmoi lajmin që qarkulloi nëpër portale në fund të dhjetorit. Po, modelja është bërë nënë për herë të dytë.

Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me të bijën. “Motra e Alaronit,” shkruan ajo, duke mos zbuluar emrin e bebushes.

Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë,

Duke marrë parasysh që edhe dy vite më parë erdhi në jetë djali i saj Alaron dhe askush s'dinte gjë, mund të themi me plot gojën se Aurela është mjeshtre për të mbajtur në privatësi të plotë një lajm të tillë si shtatzënia.

Përsa i përket lidhjes, dihet vetëm që ajo dhe partneri i saj jetojnë në Spanjë.