Universiteti

Provimet e maturës këtë vit do të vijnë me ndryshime të tjera *të rëndësishme*

Shkruar nga Anabel

1 Shkurt 2023

Provimet e maturës këtë vit do të vijnë me ndryshime

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka treguar se provimet e maturantëve do të vijnë me disa ndryshime thelbësore.

Së pari, maturantët do t'i zhvillojnë provimet në ambiente më të mëdha si audiore universitetesh, pallate sporti apo mjedise të tjera të mëdha.

Janë marrë masa të tjera për të sigurur admiministrin e procesit, i cili do të jetë gjatë gjithë kohës i pajisur me kamera.

Këtë vit, nga rezultatet u vu re një fiktivitet i lartë notash dhe diferenca me 3-4 nota mes vlerësimit vjetor dhe rezultateve në provime.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë.

Ata që zgjedhin të ndjekin studimet e larta për mjekësi të përgjithshme do të  japin dhe një provim shtesë.

Provimet e maturantëve kanë patur jo pak herë probleme. Në qershor të vitit 2022, studentët protestuan dhe kërkuan ripërsëritjen e tesitit të fundit, atë të lëndës me zgjedhje sepse sipas tyre, shumë pyetje ishin jashtë programit dhe prtishmërive.

Burimi: ABC News