Celebrity Style

Doja Cat vijon të na lërë pa fjalë me look-un e saj në Javën e Modës në Paris

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2023

Doja Cat vijon të na lërë pa fjalë me look-un e saj në
GC Images

Në Javën e Modës në Paris, ka një person që diskutohet pa fund: Doja Cat! Këtë herë, këngëtarja është paraqitur me “mustaqe” të krijuara me qerpikë fallso. Nuk munguan as vetullat, të krijuara në të njëjtën mënyrë.

Doja Cat vijon të na lërë pa fjalë me look-un e saj në
Getty Images

Doja vendosi të vishej me pallto, pantallona ngjyrë camel me dizenjo me vija, si dhe me një këmishë të bardhë.

Doja Cat vijon të na lërë pa fjalë me look-un e saj në
Getty Images

Më parë, ajo postoi në Instastory dhe shkroi: "Nëse doni qerpikë, qerpikë do të merrni. Shihemi në (shfaqjen e) Victor and Rolf". Kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj komentuesve që u tallën kur ajo u shfaq si një djall rrëzëllitës. "Të paktën të kishte vënë qerpikë" u shprehën disa njerëz në Twitter dhe sigurisht, Doja e çoi "kërkesën" e tyre në një tjetër nivel.

Doja Cat vijon të na lërë pa fjalë me look-un e saj në

Artistja është shfaqur në fillim të javës, e mbuluar në veshje dhe bojë në ngjyrë të kuqe dhe plot 30,000 Swarovski, duke u kthyer në një prej personazheve më të diskutuar, për mirë apo për keq.

Artikuj të sugjeruar: