Instagramming

'Baba i papërgjegjshëm': Tuna s'ia kursen kunjat për prindërimin Patris Berishës!

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2023

'Baba i papërgjegjshëm': Tuna s'ia kursen kunjat

Në shkurt të 2020-ës, Tuna dhe Patris Berisha konfirmuan ndarjen, që në fakt u konsiderua si "e stisur" nga jo pak njerëz.

Tani, 2 vite më vonë, këngëtarja nuk duket aspak e kënaqur nga Patrisi, të paktën në rolin e tij si baba.

Në një story në Instagram, ajo ka hedhur shprehjen:

"Të gjithë mund të bëjnë një fëmijë dhe ta quajnë veten 'prind'. Një prind i vërtetë është dikush që i vendos fëmijët e tij përpara çdo nevoje dhe dëshire egoiste."

'Baba i papërgjegjshëm': Tuna s'ia kursen kunjat

Në një tjetër story Tuna ka shkrepur një foto nga spitali, ku duket vetëm krahu i njërit prej fëmijëve, shoqëruar me shkrimin:

"Baba i pagjërgjegjshëm. Shkon për hiking, ndërsa fëmija i tij është shtruar në spital."

'Baba i papërgjegjshëm': Tuna s'ia kursen kunjat

Rreth 5 orë pas këtyre postimeve, këngëtarja ka hedhur një foto të Patrisit që viziton të birin në spital. 

"Ooo hi babush", shkruan Tuna me ca emoji të lumtura, duartrokitje dhe një "giph" me letër higjienike [?]

'Baba i papërgjegjshëm': Tuna s'ia kursen kunjat

Nuk është e qartë se çfarë donte të tregonte Tuna me këto postime: Se Patrisit iu deshën 5 orë të shihte story-t e Tunës,  se ai është i papërgjegjshëm, apo ndoshta ishte një acarim i momentit?