
Përshëndetje shpirtra kuriozë!
E dimë pse keni ardhur (klikuar), ndaj le të fillojmë!
Po shihnim një listë me të V.I.P-at që ngjajnë me partnerët ose ish-at dhe gjejeni pak kush na doli nja 20 herë nëpër listë: Brad Pitt dora vetë.
Nuk e dimë pse, sepse sigurisht, ish-të dashurat janë gjithmonë të ndryshme, ama super aktori ia dilte të kishte një ngjashmëri shumë të madhe me të, qoftë në modelin e flokëve, qoftë në mimika, apo në stilin e veshjes.
Për shembull, ja ku e kemi Brad Pitt me Juliette Lewis.

Ngjashmëria është goxha e madhe dhe patjetër që nuk kanë përdorur filtrin e Snapchat-it asokohe.
Brad Pitt dhe Jitka Pohlodek!

Sa shumë flokë, sa stil hippie! Xhinset njësoj!
Brad Pitt dhe Gwyneth Paltrow!

E njëjta mimikë! Sigurisht, edhe model flokësh…
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston!

Nëse Pitt do të vishte një fustan, do të përdorte edhe një mashë për të stiluar fokët, do të ishte fiks si aktorja e “Friends”.
Brad dhe Christina Applegate

Nuk e dimë çfarë ka që nuk shkon me Pit, por duam ta zbulojmë!
Brad dhe Shalane McCall, ja dhe një rast tjetër.

Ja dhe me Jolie, sapo kanë dalë nga "Matrix".

Dikur, ka pasur edhe një artikull që e vuri në dukje këtë fenomen dhe që prej asaj dite, s'kemi ndaluar ndonjëherë së menduari për të. Menduam ta ndanim edhe me ju, që të mendojmë të gjithë për të njëjtën gjë.
Nuk kemi fjalë për Brad Pitt, dimë të themi që është shëmbëlltyra e vajzë me të cilën lidhet, ama s’e mohojmë dot që duket yll në të gjitha rastet. Le t’i japim Çezarit atë që i takon…