Andrew Tate, personazhi aq shumë i komentuar në rrjete sociale është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet në Rumani i akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim.
Tate, u arrestua bashkë me vëllain e tij Tristan pas bastisjes së shtëpisë së tij në kryeqytet, Bukuresht.
Ish-kampioni i kickbox-it u bë i famshëm në vitin 2016 kur u hoq nga reality show britanik Big Brother për shkak të një videoje ku shfaqej duke sulmuar një grua.
Më tej, ai mori famë të vrullshme në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok për shkak të gjërave kontroversiale që shprehte. Pak kohë pasi u bë viral, platformat sociale vendosën ta ndalonin sepse deklaratat e tij u cilësuan si fyese për gratë.
Tani, Tate bashkë me të dyshuarit e tjerë thuhet se kanë formuar një grup krimi të organizuar me qëllim rekrutimin, strehimin dhe shfrytëzimin e grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqe specifike online kundrejt një kostoje.
Vëllezërit bashkë me dy shtetas të tjerë rumun janë nën hetim nga autoritetet që prej muajit prill.
Burimi: Who What Wear