Relationships

‘Shoqja ime po tradhton të dashurin e saj’: A duhet të përfshihem?

‘Shoqja ime po tradhton të dashurin e saj’: A duhet të
Photo Credits: Netflix

Mund të jetë thjesht një shoqe e mirë, apo shoqja më e ngushtë. Papritur, ju merrni vesh se ajo po tradhton partnerin. A duhet të përfshiheni? Nëse po, si?

Sipas terapistëve, nuk ka asnjë "mënyrë të drejtë" për të qenë në një situatë si kjo. Nëse zbuloni se shoqja juaj po tradhton të dashurin, edhe nëse e zbuloni aksidentalisht, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni si të përfshirë, ndonëse nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me ju.

Të dish për tradhtinë mund të duket e rëndë sepse të bën të ndihesh bashkëfajtore. Nëse jeni gjithashtu të afërt me personin që është tradhtuar, ekziston një barrë shtesë e ndjenjës së fajit.

A duhet të përballeni me shoqen tuaj për tradhtinë e tyre?

Terapistja e familjes dhe marrëdhënieve Nicole Richardson thotë se kjo varet nga situata.

Nëse e dini se ky person ka vështirësi të pranojë komente, ai ndoshta nuk do të jetë i interesuar ta diskutojë këtë me ju dhe ka të ngjarë t’ju largohet. Megjithatë, nëse kjo lidhje duket jashtë karakterit të këtij personi, mund të jetë një mundësi e mirë që shoqja juaj të flasë me dikë dhe të dalë nga ajo situatë.

Pavarësisht se si i qaseni, kini parasysh se do të jetë një bisedë e vështirë gjithsesi.

Përpara se të vendosni të ndërhyni, bëjini vetes disa pyetje:

“A është kjo puna ime? Cilat janë të mirat dhe të këqija e përfshirjes sime në gjithë këtë? Çfarë pres unë nga kjo? Cilat do jenë rezultatet reale të bisedës?”

Nëse vendosni të flisni me mikeshën tuaj, jini të kujdesshëm që të mos tingëlloni gjykues, edhe nëse jeni të mërzitur me ta.

Përpiquni të shmangni fillimin e pyetjeve me "pse". “Pse”, menjëherë, i detyron njerëzit të mbrohen.

Përdorni shprehje si “më ndihmo të kuptoj...” ose “çfarë ndodhi kur...”.

Kjo s’do të thotë se ju do bini dakord me të, thjesht krijoni një dialog të hapur ku të dyja palët mund të shprehen lirisht.

Burimi: Elite Daily

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

'My friend is cheating on her boyfriend': Should I get involved?

‘Shoqja ime po tradhton të dashurin e saj’: A duhet të
Photo Credits: Netflix

It could just be a good friend, or a best friend. Suddenly, you find out that she is cheating on her partner. Should you get involved? If so, how?

According to therapists, there is no "right way" to be in a situation like this. If you find out that your friend is cheating on your boyfriend, even if you find out by accident, it can make you feel like you're involved, even though it's not directly related to you.

Knowing about the infidelity can feel heavy because it makes you feel complicit. If you are also close to the person who cheated, there is an additional burden of guilt.

Should you confront your friend about their betrayal?

Family and relationship therapist Nicole Richardson says it depends on the situation.

If you know this person has trouble accepting feedback, they probably won't be interested in discussing it with you and will likely walk away from you. However, if this relationship seems out of character for this person, it might be a good opportunity for your friend to talk to someone and get out of the situation.

No matter how you approach it, be aware that it's going to be a difficult conversation anyway.

Before you decide to intervene, ask yourself a few questions:

"Is this my job? What are the pros and cons of me getting involved in all of this? What do I expect from this? What will be the real results of the conversation?"

If you do decide to talk to your friend, be careful not to sound judgmental, even if you're upset with them.

Try to avoid starting questions with "why". "Why", immediately, forces people to defend themselves.

Use expressions like "help me understand..." or "what happened when...".

This does not mean you will agree with him, just create an open dialogue where both sides can express themselves freely.

Source: Elite Daily