Metropolitan

Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa Elsa Lila, dikur mentorja e saj

Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa

E bukura e jetës qëndron te të papriturat dhe rastësitë. Thënë kjo, fati deshi që Albina Kelmendi (dhe familja e saj) të konkurronte në “Festivalin e Këngës” në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”.

Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Sot, ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë nga juria profesioniste. Ajo mori pjesë me këngën “Evita”, dedikuar të bijës.

Albina u rendit e dyta nga juria profesioniste, ndjekur nga 2 Farm me këngën “Atomike”.

Kënga e saj, “Duje”, të cilën e këndoi me familjen (prindërit, dy motrat dhe vëllain) ishte më e votuara nga publiku me SMS. Gjatë momentit të shpalljes së çmimit të publikut, në sallë dëgjoheshin njerëz që brohorisnin emrat e tyre (pra, Elsa dhe Albina), gjë që mund të nënkuptojë se diferenca me vota nuk ka qenë e madhe.

Albina do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023.

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

The beautiful coincidence: Albina Kelmendi is appreciated at the Festival as much as Elsa Lila, once her mentor

Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa

The beauty of life lies in surprises and coincidences. Having said that, fate wanted Albina Kelmendi (and her family) to compete in the "Song Festival" in the same year that Elsa Lila, once Albina's mentor in "The Voice of Albania", also returned.

Albina was a contestant on "The Voice 4" and chose Elsa Lila as her coach. Albina was Elsa's chosen one until the last few nights, and she even went to the final where she was ranked second.

Today, they triumphed at the "Song Festival" grabbing the two main prizes. Elsa Lila was declared the winner of the first prize, given by the professional jury. She participated with the song "Evita", dedicated to her daughter.

Albina was ranked second by the professional jury, followed by 2 Farm with the song "Atomike". Her song, "Duje", which she sang with her family (parents, two sisters and brother) was the most voted by the public via SMS. Albina will represent Albania at Eurosong 2023.