
Të paktën një herë në jetë mund të keni thënë "Kam lindur në dekadën e gabuar", qoftë me gjithë zemër apo me ironi.
Ndoshta gjithmonë keni dashur të jetoni fantazitë tuaja të Bridgerton apo të hyni në botën që imagjinonit nga filma historikë.
Ndërsa udhëtimi në kohë nuk është realizuar ende, ekziston një "platformë gjenealogjikë" me një "makinë kohe të inteligjencës artificiale", ku ju mund të shihni se si do dukeshit gjatë periudhave të ndryshme kohore historike.
Bëhet fjalë për "MyHeritage Time Machine", rezultatet e së cilës janë aktualisht virale në TikTok.
Për ta bërë edhe më spirituale, disa përdorues besojnë se epoka me të cilën ndihesh më i lidhur mund të jetë një shenjë se kush ke qenë ti në një jetë të kaluar. Hashtagu #aitimemachine ka mbi 34.8 milionë shikime në TikTok dhe përdoruesit po ndajnë versionet e tyre të preferuara historike të vetes
Si të përdorni makinën e kohës MyHeritage AI?
Shkoni në faqen e MyHeritage AI Time Machine. Nëse nuk keni ende një llogari, krijojeni. Mund ta përdorni aplikacionin falas për 14 ditë.
Pasi të ngarkoni fotot, do t'ju duhet të prisni rreth 30 minuta për rezultatet. Më pas do t'ju vijë një email, nga ku mund të zgjidhni epokën që ju doni të shihni veten tuaj.