Bota

Super lajm: Franca shpall prezervativët falas për të rinjtë

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2022

Super lajm: Franca shpall prezervativët falas për të rinjtë
JONATHAN KNOWLES

Të rinjtë francezë nga mosha 18 deri në 25 vjeç, do të kenë mundësinë që të marrin prezevartivë falas në çdo farmaci.­

Kjo nismë është ndërmarrë për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë, rreziqet nga SST, gjithashtu vjen si hapi i radhës, pas masës së marrë nga qeveria franceze, e cila duke nisur që prej këtij viti, do të ofrojë kontroll falas për vajzat nën 25 vjeç.

Emmanuel Macron e quajti këtë nismë si një “revolucion të vogël” dhe pranoi se në edukimin seksual, sërish ka punë për të bërë, pasi ende nuk janë “shumë të mirë në këtë çështje”.

“Realiteti është shumë, shumë i ndryshëm nga teoria. Është një fushë, në të cilën duhet të edukojmë shumë më mirë mësuesit tanë”, shtoi ai.

Gjithsesi, biem dakord që janë në rrugën e duhur.

Artikuj të sugjeruar: