Instagramming

Armina Mevlani flet për shtatzëninë: 'Pas dasmës dihet çfarë vjen'

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2022

Armina Mevlani flet për shtatzëninë: 'Pas dasmës dihet

Armina Mevlani mund të mos jetë aktualisht shtatzënë, por planet për një bebush janë të afërta. Gjatë episodit të djeshëm të "Goca dhe Gra" teksa diskutonin për trendet e 2022-shit dhe emrat e bebeve, vëmendja u zhvendos tek Armina. E pyetur nëse ka diçka për të treguar, Armina u shpreh:

"Unë emrat i kam ruajtur që në moshë shumë të vogël se jam shumë e fiksuar për këto gjëra, por sigurisht tani dihet çfarë vjen. Thjesht e kam marrë pak pushim se ishte shumë e lodhshme si periudhë. Organizimi i dasmës, gjithçka tjetër, ende s'kam marrë veten. Ndoshta kur të vijë ai moment do zbulojmë detajet..."

Kujtojmë se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u kurorëzuan në 25 shtator të këtij viti në një ceremoni të mbajtur në një agroturizëm në Shijak. Dasma e çiftit u përfol shumë asokohe për detajet e dasmës, përfshi këtu dekorin dhe menunë e cila ishte tradicionale shqiptare bashkë me pijet që ishin prodhim i vendit tonë.

Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të vitit 2018, në një ceremoni intime. Ai i propozoi për martesë kohë më parë në liqenin e Como-s, Itali.