Marredhenie

4 etapat e një lidhjeje: Po marrëdhënia jote në cilën fazë është?

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2022

4 etapat e një lidhjeje: Po marrëdhënia jote në cilën
Shutterstock

Njohje, pëlqim, lidhje, kështu funksionon zakonisht një marrëdhënie e bukur mes njerëzve. Gjithsesi, të gjithë lidhjet kalojnë nëpër katër faza, të cilat janë:

Muaji i mjaltit

Quhet kështu sepse të dy partnerët po përjetojnë vetëm dashuri dhe asgjë tjetër “nuk ka rëndësi”.

Kjo është ndoshta periudha më e bukur nëpër të cilën kalon një çift dhe po, është mëse e vërtetë që ti ndihesh si në qiellin e shtatë, për shkak të hormoneve që trupi yt lëshon.

Në këtë etapë, partneri/ja është perfekt dhe ti je njeriu më fatlum në botë.

1…2…3…Realiteti

Periudha kur ti rikthehesh në realitet dhe mund të lindin konfliktet.

Pasi dielli i nxehtë i muajit të mjaltit perëndon, ti rikthehesh në realitet dhe zakonisht, kjo është një periudhë testi për marrëdhënien tënde. Pas romanticitetit, do të përballesh me “të metat” e personit tjetër.

Ç’duhet të bësh gjatë kësaj periudhe? Të gjesh gjuhën e komunikimit dhe të shprehësh ndjesitë në mënyrë të qartë dhe të sinqertë.

Etapa ku “punoni” me njëri-tjetrin

Kjo është faza më e gjatë dhe më e vështirë, pasi përcakton nëse duhet ta vazhdosh apo jo lidhjen.

Në këtë fazë, përballesh me momentin kur duhet të bësh pjesën tënde dhe të punosh që lidhja të funksionojë. Ky moment konsiston me faktin që dy njerëz vendosin barrierat e tyre personale dhe personi tjetër, i respekton ato.
 
Pranimi

Pranimi vjen në momentin që ti e di shumë mirë se si është personi tjetër dhe bën paqe me këtë fakt.

Duhet shumë punë për të mbërritur në këtë moment dhe siç e tregon vetë emri, kjo fazë përkon me pranimin e partnerit/es, ashtu siç është. Për të mbërritur në këtë etapë, të duhet patjetër të kalosh me sukses të gjitha momentet e mësipërme, sado irrituese dhe sfiduese të jenë ato.

Poll