Historia Ime

E kam falur, por nuk kam harruar

7 Prill 2015

E kam falur, por nuk kam harruar

Letra 1
Anabel mirembrema.Kjo eshte tema fiks per historine time qe nuk e di askush,por e ndjeva te nevojshme te shprehem.Une jam e fejuar me nje shtetas te huaj.Para pothuaj nje viti, akoma te dashur kur shkuam ne shtepine e prinderve te tij se do me prezantonte me ta.Nderkohe qe ishte ne dush, i marr telefonin e nuk e di se si me shkoi ne mendje ti kontrolloja viberin.Aty shikoj nje kontakt me emrin Sol qe kishte foton e ketij te femijerise ne profil.E ruaj ate numer ne tel tim,dhe kur del e pyes.Ai stresohet,pastaj mundohet te justifikohet eshte kusherira ime.Une nuk e besova e i rrija ftohte .Pak me mbrapa pashe qe e kishte fshire fare si kontakt.Dyshova akoma me shume po lashe me aq.Nejse te nesermen kthehemi e kur vij ne shpi e telefonoj ate numrin e me del nje vajze tajlandeze.Flas me te ne skype e me shpjegon se si ishin njohur me te dashurin tim ne Kamboxhia(periudha kur une dhe ai kishim filluar te dilnim por nuk ishim akoma te dashur),kishin kaluar ato dite bashke dhe pasi ky ishte kthyer kishin folur per muaj te tere.Vajza nuk e dinte fare qe une ekzistoja madje e prezantonte veten si e dashura e atij.Me coi kopje te bisedave,fotove qe i kishte cuar ai,edhe kjo i kishte cuar foto me bikini.Nuk e keni idene sikur me ngulen thike ne zemer.Ishin te njejtat biseda qe bente me mua,te njejtat shprehje qe me therriste mua,behej xheloz per ate njelloj si per mua.Nderkohe disa muaj perpara kesaj ngjarjeje, pra para se ta zbuloja une kte vajzen i dashuri im do te shkonte ne Tajlande ne konference, por e anuloi ne moment te fundit.Mua me tha po e anuloj pasi nuk dua te rrime aq kohe te ndare.Asaj i kishte thene po e anuloj pasi ate periudhe ne Tajlande ndodhen protesta.Nderkohe keta kishin pas lene takim sic me tregoi vajza edhe kishin rezervuar edhe hotelin per kur ky do ikte, dhe vajza ishte merzitur jashte mase per anulimin.Dhe une idiotja qe i thoja atij te lutem zemer mos e anulo, un marr leje nga puna pasi te kthehesh ti e te kalojme kohe gjate bashke.Nejse,nuk dua as ta kujtoj gjendjen time pasi mora vesh gjithcka,por si perfundim e fala.E fala sepse mu pergjerua ne ekstrem,ndenji gjithe naten te dera e shtepise sime, tha qe me donte,edhe e fala se ndoshta u tregova e dobet.Edhe une e doja pavaresisht te gjithave e nuk durova ta shikoja ne ate gjendje.Pavaresisht se e fala me vone kam dashur shume here te ndahem, sa here me kujtohen bisedat qe kishin bere ose qofte kur shikoj ndonje femer aziatike qe i ngjan asaj.Edhe kur jemi me te kur me kujtohet cndodhi arrij ta urrej ne nje moment e filloj i sillem keq.Vetem dikush qe e ka provuar e kupton sa dhimbka tradhetia.Tani vetem po perpiqem ta harroj perfundimisht si ngjarje.Ju pershendes.Zh te jam shume mirenjohese po e postove.

Letra 2
Mbi " temen te fal por se harroj"

Un personalisht nuk besoj qe dikush mund te pendohet dhe te ndryshoj . Para 3 vitesh isha lidhur me dike qe jetonte ne Tr po ashtu edhe un. N fakt nje ish shoqja e imja ishte shum person i shtirur dhe ngacmuese me cdo mashkull pavarsisht se kur un ja veja ndukje ket gje ajo nuk e pranonte . Nejse mbas 3 muajsh lidhje dicka filloi te ndryshonte mes meje dhe partnerit por un pa e ditur arsyen.. Nje dit kur shoqja mungonte u mundoja tu lidhja me personin qe un isha lidhur po as ai nuk u bente i gjall dhe kshu i shkova ne shpi. I rash portes dhe aty me del ai e hapi por nuk me la te hyja mbrenda duke me then se e kishte shpin rremuj . Kuotova qe dicka nuk shkon dhe hyra pa e pyetur  Aty cte shof ..shoqja ime ne krevatin e atij . I verejta te dy dhe ika.Ai u mundua tme justifikoj se ajo e kishte joshur e m kerkoi falje per 3 muaj rradhazi .. Kurse ajo e perdala nuk u be e gjall . Gjithsesi tradhetia nuk falet sepse po e bere 1her mund ta besh gjithmon. Un dua ti them qe e fal  Por Nuk e harroj..

Letra 3
E fala Anabel.  E fala edhe kur ne takimet tona i gjeja 1 numer tjeter. I gjeja telefon te dyte. Mbante tel fikur duke u humbur me dite.Telefonin gjithmone e mbante me kod.Kur mora vesh se kishte ardhur nga qyteti ku jeton per ne tirane dhe kishte takuar tjetren dhe jo mua.E fala dhe kur tjetra me shkruajti nese une kisha lidhje me te dhe une zgjodha si rrugen e duhur per ta mohuar.Edhe kur tjetra hodhi foto ne instagram bashke me te.Edhe kur kuptova qe nuk ishte 1 tjeter po disa te tjera.Edhe kur per te gjitha cka thashe me siper ka gjetur nga 1 justifikim qe kam bere sikur e kam besuar. Nuk e kam falur se e dashuroj aq sa per ti pranuar gjithcka.Por,e kam kuptuar qe eshte menyra me e mire per ta mbajtur tek vetja.Perderisa une nuk ja plotesoj te gjitha dhe ai nuk eshte Brad Pitt  qe te gjeje nga 1 per nate ja kam falur.Sepse pavarsisht te gjithave me ka lene per te kuptuar qe une jam e rendesishmja dhe kurdo te vendos te japim gjithcka ne kete lidhje do jete vetem prane meje! I duruari i fituari vajza.  Anonim Anabel nese vendos ta postosh

Letra 4
Mirmbrema anabel Tema ishte shum interesante dhe kisha shum deshir te tregoja edhe un historin time.. Gjithcka filloi veren e shkuar .. Punoja ne nje restorant si ndihmese guzhiniere kurse i fejuari kamarjer .. Ishim vetem x sezionin e veres aty ..Kushurira ime esht nj femer shum e hedhur e cila se di kuptimin e fjales familje.. Nuk e njeh kte fjal ajo dh familjen e vet e ka hedh posht .. do te thoni ju clidhje ka kjo me temen ? Po ja Nje nate disa persona kishin rezervuar x ate mbremje ne mes tyre edhe kjo .. Me vjen me takon dh shkon e ulet .. Te fejuarin tim sipas meje ajo e pelqente sps ai esht i gojes tip shakaxhiu .dh kjo po kiu fiu ...  Pasi mbaruam n kuzhin vajta dh u ula pas banakut aty ve re mungesen e kushurires time ...shkoj n banj ishte e zen .. pastaj kerkoj per te fejuarin nuk e gjej i telefonoj nk e hapte .. u cmendaaaaaaaaaa ..po m ikte truri .  Pasi mbaroj mbremja vajtem ne shtepi ai e kuptoi qe dicka kisha me pyeti epo aty nuk durova me ja thash ckisha .. I kerkova llogari se ku ishte gjat asaj kohe po sherbeja thoshte sikur un te isha qorre e nk e kisha ven re se ai nk ishte ... Aty me acaroi me teper pastaj i thash e di qe dicka po ndodh . Te kam par sesi e veshtron ate sesi ajo te sheh ty ... Me betohesh se skishte sy x tjt se syt e tij me shikonin vtm mua .Nk i besova as nj fjal .Nk i fola x dy muaj derisa hodha gjithcka pas ... E KAM FALUR PO AKOMA SE KAM HARRUAR .Dyshimi vret  Anabel flm ns e poston .

Letra 5
pershendetje! Ajo Me fali te gjitha heret qe me kapi mat duke fol me vajza t tjera dhe bente sikur besonte justifikimet e mia idiote. Me fali edhe kur une e tradhetova , ate dite kam pat 70 thirrje t humbura nga ajo , dhe perseri ajo beri sikur e besoi justifikim tim se kisha harruar telin ne shtepi , brnte sikur besonte kur un i thoja se do flija shpejt dhe nderkoh flisja me tjeter . Dhe nderkoh qe ajo me falte dhe un u lodha nga tradhetit ,fillova te dashuroja marrezisht ate dhe perkujdesjen e saj . Nuk me shkonte ne mendje ta tradhetoja m kurr . Ajo me kishte falur po nuk kishte harruar kurr asnje presje nga ato qe i kisha shkaktuar asaj. Gjithmone mi kujtonte nje nga nje tradhetite e mia dhe varroste cdo dit dhe me shum dashurine per mua, derisa erdhi dita qe me la. Sot un vuaj gabimet qe kam ber , ndersa ajo esht e lumtur!

Letra 6
Pershendetje Anabel.

Une kam falur diqka qe kam menduar se kurre sdo e beja. Une kam falur tradhetine e bashkeshortes sime e cila nuk ishte vetem tradheti mirepo ishte nje tradheti nga e cila kisthe lindur edhe vajza ime.E kam falur bashkeshorten sepse nuk mund ta mendoja jeten arg vajzes time e cila ndoshta edhe pse nuk e ka gjakun time ajo e eshte e imja sepse une i kam folur ke barku,une kam kaluar me muaj duke pregatitur dhomen e saj para se te vinte ne kete bote,me mua ka buzqeshur per here te pare,fjala e saj e pare ishte ''Ba'',Ajo nuk eshte thjeshte bija ime eshte bota ima pa te cilen jeta sdo kishte kuptim.Nuk eshte e drejte qe 5 vjet pasi jeta ime morri kuptim kur une kisha krijuar ate te cilen te gjithe e enderrojne qysh ne femijeri papritmas ta kuptosh qe e gjitha ishte nje genjeshter e luajtur shume mire nga ana e nje gruaje te cilen ti e doje e respektoje e shihje si te shenjte,nje grua e cila nuk e meriton te jete mami i goces sime sepse na lendoi shume te dyve.Kur ia fala asaj , familja ime nuk me flet ka 1 vite e gjysme qe nuk kam degjuar per ta,e kur me pyet goca per gjyshin dhe gjyshen une sdi cka ti them.Ata kane te drejte ajo me morri mua per budalla,mua ndoshta nuk me mbeti pike krenarie ama une e pranova kete per shkak te bijes sime sepse une nuk pranoj te jetoj pa te,e di qe ne te ardhmen une duhet ti tregoj asaj te verteten e di se ajo do e kerkoj njeriun me ti cilin ka lidhje gjaku ama e di qe lidhjen shpirtore qe kemi ne te dy sdo mund ta shkepus as e verteta me e hidhur.Une kam falur por ta harroj kurre sepse perveq se me lendoi mua,familjen time kjo e vertete ne te ardhmen do ia thyej zemren bijes time e kete gje sdo e harrojme as une e as ajo.

Letra 7
E fala anabel.. Ishte mesnate,mezi gushtit,kur perjetova mankthin me te tmerrshem te jetes time. Jetoja me te fejuarin tim,kishim plot 2 vjet tashme bashk shkonim shum mir gjithcka shkonte vaj.Deri ate nate.. Nata me e shpifur e jetes time,nje traume vdekjeprurese..  Hap syt,shoh oren afer 2 pa 5,degjoj nje zhurm ne stomak mendoj te shkoj ne guzhin te ha dicka.. Kisha shum uri,gjithmon kam,nuk e mohoj. Po anabel PO! jam nje llupse e pandreqshme.Cohem,ndez driten,hap frigoriferin nxjer sallamin,djathin,proshuten,patatet,domatet,qoftet.ketchupin,mustarden pres nje panine gjigande dhe ja ku kam para meje shpikjen me te madhe te njerezimit hamburgerin tim SPECIAL! eh moj anabel do thoni ju cthot kjo..dale dale.. Shkoj pes minuta ne banj moj anabel me deshiren e zjarrt per te mbaruar sa me shpejt e per te ngren dashurin time te perjetshme dhe kur kthehem cte shoh?! Hamburgeri nuk ishte aty! Ai! Ai! Nuk e prisja kurr! KURR! ai te hante hamburgerin tim.Aty kam ndjer vertet se cpaska qen dhimbja moj anbel, mu erren syt,gjaku me iku,rash e vdekur pertok! Kjo esht dhimbje moj zogzani jo dramat tauaja dashurore,jo. Eh moj anabel e kam nxjer te fejuarin ate nat prej zhelesh jasht i thash mu zhduk o i pacip,qenie e poshter,mizerie!  Me vrau zemren anabel,me nguli ne thik ne stomak,ME HENGRI HAMBURGERIN. dhe e fala.. Popo e fala.. Dashuria mbi gjithcka..por nuk harroj anabel.. Dhe sot e kesaj dite kur e kujtoj ate mankth e kap te fejuarin prej leshrash e zhduk jasht ..por e fal perseri dhe perseri sepse jam njeri.dhe kam ndjenja.Por NUK HARROJ. faleminderit moj anabel qe na jep mundesin te shprehemi te qajm dhe ne hallet tona se u pa puna kemi ca kemi te ty do plasemi..Anonim te lutem ju puth te gjitheve! :***

Letra 8
Pershendetje Anabel! Nuk mendoj se eshte e lehte te kapercesh tradhetite e te duash serish po te njejtin person.Ne vitin e 2 ne gjimnaz kam qene e lidhur me nje djale i cili ishte shume zemermire e kjo gje me pelqente shume,me humorin e tij me bente ta pelqeja akoma me shume.Ne fakt nuk e di nese ta quaj lidhje apo pelqim pasi takoheshim shume rralle,ai nuk pelqente te ekspozoheshim shume pasi un kam nje vella me te madh.Kalonin ditet dhe un ia gjeja cel te zene,e me thoshte po flisja me kusheriren por ne te vertete fliste me shume goca te tjera.Ziheshim e nuk i telefonoja me,e keshtu kalonin ditet me shume te zene sesa te lumtur.un i thosha qe e dija qe kishte tj plus qe i kisha pare bashke.Por me e keqja ishte se ai ma tha troc qe ate gocen e mbante per nevoja te tj ndersa un meqe nuk ia plotesojsha keto qejfe dilja jashte loje per momentin.nje dite befas i shikoj nje foto ne fb dhe i dergoj sms:Shpresoj te jesh i lumtur me kete qe ke zgjedhur,por ai nuk e pranonte,u nda nga ajo sa ajo erdhi ne shtepine time e me takoi duke me thene qe ai paska qene nje maskara e ishte tallur me te.Gjithsesi un e shikoja qe dhe me gocat e tjera flirtonte,i pelqente ti nderronte dhe thashe me vete:ok ja ia fala dhe do vij nje dite qe do jemi bashke por nderkohe ai nuk do te ishte kurre i imi pasi qe mesuar ashtu.Un u lidha me dike tjeter pas ca kohes me te cilin jam e lumtur edhe sot.Nderkohe qe ai eshte akoma me ate qe deri dje e quante k... madje pret dhe femijen e tijKur shkembehemi rruges me shikon si i shkalluar.Gjithsesi edhe .Nuk mundesha ta doja pas atyre qe kishte bere sepse nuk kisha me besim.Edhe pse ai vazhdonte te me shkruante nga add e tj ne fb un i fola qarte dhe i urova lumturi me ate tj.Aq me shume jane fix per njeri tj.Prandaj qe te dashura goca njeriu dashuron gjithe jeten,gjen ate qe do ta doje pafundesisht e ti sjelli lumturi! Anomin te lutem!

Letra 9
E fala ... e dua .. nuk kam harruar , por nuk vuaj m ! e fala Anabel dhe pse vajza jon ishte ende bebe pa mbushur vitin dhe un perfundova vetem neper spitalet e tr me te naten dhe ai u zhduk duke me then se ishte me shok ne mal te zi sepse dikujt i kish ndodhur nje fatkeqsi ,zbulova qe ishte ne Vl me nje lavire e cila dhe pse me njihte shum mir dhe madje ishte ne brendi te mardhenies ton beri cmos te na percante vetem per te ber disa pushime e per te patur nje sponsor kur bente pushimet ne mexico sepse per bashkshortin tim ajo femer s mund te ndjente asgj ... koha tregoj qe per te vajtur me pushime ne spanj nuk e vrau mendjen hic se po shkonte me shokun e ngusht t burrit tim !! madje edhe ne perballjet me mua bente garipen dhe i shpeshtonte ngacmimet per te me cmendur ... burrin tim e dua , esht njeriu me i rendesishem n jeten time , per te i dola kundra gjith botes madje dhe prinderve t mi , per te do perserisja cdo dit nga kto pothuajse 8 vite pa asnj pishman , ky njeri m mbush me jet , kemi nje vajz te mbrekullueshme qe na ka zbukuruar jeten ... luftova me veten , pothuajse e preka cmendin me duar un e shtyja ajo me terhiqte. Ajo u b makthi im , im shoq nuk do me linte kurr as per te dhe as per mijra te tjera si ajo , nuk kisha frik se do humbja njeriun qe doja , kisha frik se po humbja veten , e ktheva jeten ton ne nj ferr te vertet per me shum se 2 vite por nuk u dorzova , as ai nuk u dorzua me durim dhe me perkushtim ndaj meje dhe vajzes me ktheu ne vajzen qe isha dikur jo me ate qe kish humbur mes urrejtjes dhe vuajtjes , ate qe nuk besonte me askend dhe as veten , ate qe kalonte net pa gjum duke qar per ligesin dhe padrejtsin qe i kishin ber ate qe nuk hante me dit rresht per ti mbushur mendjen vetes se te vdiste ishte me e thjesht se te jetonte me kte te vertet vrastare ! nuk po shfajsoj tim shoq per vuajtjen qe perjetova por ama ende nuk arrij te kuptoj ligesin e nje femre qe do me doemos te shkaterroj jeten e nj femre tjeter , moshatare dhe per me teper kur ne mes esht nje femij i vogel ! Emri saj per mua sot esht nj histori e vjeter te cilen kur e kujtoj nuk duket me historia ime , nuk vuaj me , por nuk e harroj ! deshiroj shum nj femij tjeter por ajo qe ndodhi dikur ka len nj shenj aq te madhe tek un saq frika me step dhe kam frik se nuk do kem m kurr guximin te bej nj hap aq te madh ! Ne duhemi shum kemi nj familje te vogel pothuajse perfekte , ndersa ate femer do ta ndjekin pergjithmon lotet e mia dhe kam pershtypjen se do ta ket shum te veshtir te jet e lumtur ne jet ... rrespekte Anabel , po te duket e arsyeshme publikoje pa emra ... ndersa ty emrin ta cilesova sepse e di qe e njef , mgjs ata qe me njohin e dijn kte histori , nuk pata kurr turp nga e verteta as nga sakrifica qe bera ne jet , fundja sot jam e lumtur 

Letra 10
Pershendetje Anabel! Kjo teme do dite te tera per mua qe te shprehem, kam falur shume ne marrdhenien qe kam, ishim te lidhur atehere dhe tradhetia e pare sa nuk me shkuli zemren, mendoja se isha drita e syve per te, sps keshtu sillej. Por jo, heren e pare e kalova shume keq por prap e fala, me pas ndodhi hera e dyte dy dite pas fejese e me pas hera e trete dhe keshtu me rradhe, falja dhe vetem falja por kurre nuk harrova asgje, ne momente te caktuara me kujtohen dhe e urrej do vazhdoj ta urrej dhe sdo ti fal vetes qe lejova te vazhdonte kjo marrdhenie, urrejtja e here pas hereshme me dergoi shume here ne krehet e nje personi tjeter, ndoshta per te harruar dhimbjen, ndoshta per hakmarrje. Gjeta gjera qe I kisha harruar, ndjenja te pa krahasueshme qe me mungonin por kuptova se ishte gabimi me I madh qe po beja, keshtu e mbylla marrdhenien tjeter dhe vazhdova normalisht, ngushelloj veten here pas here dhe them se jemi barazim, ai kurre nuk mori vesh asgje nga keto qe bera une dhe sot kemi nje femije. Peshen e fajit e kam ne ndergjegje dhe do ta mbaj gjate me duket. Naten!

Letra 11
Te lutemr publikoje.kam nevoje per ca mendime.... E kam falurt popo madje shume her ,por si ta harroj kur e dua kaq shume  . E fala me mijera here qe ikte nk me merrte ne tel dhe me nga 6 muj ose me shum .kur kthehej mjaftonte nje puthje ne ball qe un ta falja .. e kam pare me shum femra . me ka lotuar shpirti kur e shihja.e falja gjithmone sepse me "mashtronte " aq bukur .por ne fakt sduhet ta kisha bere sepse dola un ajo e lenduara .dhe tani po flasim mbas shumee koheve por ama si miq .ai po me tregon per te " dashurat " e veta .ndersa un qe bej gjasme sikur qeshi por nderkohe un qaj .sepse ai eshte kaq i lumtur e un jo .atij nuk i intereso per gjith ato heret qe un e fala sepse ai kishte nevoj te ishte afer meje .e falja sepse nk e imagjinojA jeten time pa te .. tani ka kaluar plot 1 vit qe kur jemi takur per here te fundit si te dashur dhe nk.ka pasur dite qe se kam harruar .vetem dicka i kam thene nese nje dit do i kujtohem te kthehet sepse do jem duke e pritur ashtu sic e prita 1 vit .por ama te kthehet si ne fillim jo si nje mik qe me pyet si jam kur e di shum mir qe mezi qendroj ...falimnderit shume po e postove

Letra 12
Edhe une e fala kur me tradhtoi,gje qe nuk mendoja se do e beja kurre.. Gjithmone e mendoja faktin qe mund te me tradhtonte,thjesht nuk dojq ta mendoja.. Ama asaj se ciles i druhesha me se shumti,ndodhi.. Me tradhtoi me nje te njohuren time,dhe pas disa kerkimesh zbulova qe kishte akoma me teper pas saj.. U ndame per nje fare kohe,dhe kane qene ditet me tveshtira t jetes sime. Nuk doja te jetoja me,pasi ai ishte gjithe jeta ime. Dhe thjesht vendosa ta kaloja,ta harroja ate qe kishte ndodhur. Vendosa ta falja,edhe pse nuk e harrova kurre ate qe ai beri. Me vone thjesht hoqa dore nga keto mendime. Thjesht hoqa dore nga kerkimet nese vazhdonte tme tradhtonte,dhe isha me e lumtur,edhe pse perbrenda dicka ishte akoma e thyer. Guximin qe une kurre se gjeta,ai e pati,dhe i dha fund lidhjes sone. I dha fund pasi ndoshta e shihte qe po lendoja veten me ate mungese kurajoje dhe vendosmerie. I dha fund,dhe qe prej asaj dite nuk arrij te qesh me. Me mungon pafund ?

Letra 13
E fala anabel .. E fala dhe pse kishte 2 nr femrash ne telefon e fala dhe pse shifte femra ne rrug sepse serioziteti im si pelqente atij, e fala per te gjitha gomarlliqet qe beri.. Tani tme fali ai mua sepse un bera zgjedhjen :vishu ngjishu nxirr bythet ne pah se per ato tshkreta vdesin boll u veshe si murgesh thuaj ... dhe brenda mundesive mos mi bjer m tel or e pa or se km hall ms dobsohesh tkeqen...

Letra 14
Pershendetje anabel ..ashtu si shum vajza kam falur dhe un ..e falja kur ai se hapte tel e justifikohesh me 1 "se pash zemer" e falja kur ai vinte me femra t tjera e falja q rrinte dit t tera pa m telefonuar .e falja q qaja un ter naten per surratin e tija ..madje m premtoj q do m shoqeronte ai per mbremjen e matures po jo nk e beri iku n durres se gjasme kishte 1 pun ..mtha q do ikte me mua n sarand e kerrciti e iku me shoket e tija n greqi per pushime dhe kur u kthye iku n kosov ..e falja q m conte posht shpive t dashnoreve dhe un q e pyesja "pse rrim ktu o zemer " m kthente pergjigjen "kot o noku se esht qetsi" ishte n fakt sh qetsi n qender t qytetit...dhe sa her e kapja q fliste n tel e gjasme esht 1 shok (me ze femre) e fala sa her q m godiste sa her q m plaste te koken te xhami makines sa her q m godiste me grushta na koka e na barku..e falja se e doja ...i kerkoja t takoheshim e thoshte "noku kam pun " e prap prisja ..ishin 3 vjet lidhje dhe perfundoj me 1 sms na ana e atija duke then "nk duroj dot me un" ca nk duroj q e doja m sh se cdo gje n ket bot? Ca nk duroj q m bente cte donte.ikte n itali per 1 muaj t ter kur ikte andej mthoshte mua dua t ndahemi e kur kthehej q andej thoshte "noku hajde t takoj pak se mka mar malli mua" se un idiotia dilja me vrap per ta takuar !!! Mbante dashnoret me dhurata ndersa per mua kurr asgje ..sa femra m vinin e m kapnin e m thoshnin ke gje ti me ate e un thosha po ai esht i dashuri im ...n fakt dhe ms t donin ta besonin ishte e veshtir se kam emrin e tija tattoo ishte aq i lumtur ate dit kur e kam ber ...po tani ska me kuptim ato q kam ber per ate ..q i jepja cdo gje pa as1 kembim ..un di q e doja ...gjithmon m therriste nokuu ..dhe gjeja e vetme q mka befasuar te ai ishte kur 1 nat m coj n vlor e m tha "e shikon sa esht deti ?" I thash po m tha "kaq sh te dua un ty o jeta ime" dhe un e besova ate mashtrimin e tij t bukur.Ama nk harroj kurr se shenjat e tija jan n trupin tim ! Anonim t lutem