Flokët

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania e njohur

Shkruar nga Anabel

28 Nëntor 2022

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania

Në dekadën e fundit, ne jetojmë mes Instagram, Facebook, Tiktok, Snapchat e çdo platformë tjetër të mundshme për të shpalosur ide dhe stilin tonë të jetesës. Influencuesit janë tashmë disa nga personazhet kryesorë të jetës sonë – ne ndikohemi dhe frymëzohemi prej tyre. Shqipëria, ky vend i vogël, prodhon çdo ditë me qindra, por disa prej tyre ia kanë dalë ta çojnë suksesin përtej kufijve.

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania

Një ndër ta është Eni Xhixho. Sot, pas shumë vitesh përvojë dhe trajnimesh si në Shqipëri e shumë vende të ndryshme të botës, ai është i pari parukier shqiptar që është përzgjedhur si një nga influencuesit më të mirë global nga Schwarzkopf Professional.

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania

Pas një procesi të gjatë analizues e përzgjedhës 1-vjeçar, Schwarzkopf Professional përcakton se cilët janë parukierët #influencer të vitit. Pra, ata që influencojnë globalisht trendet e flokut. Ata që parashohin, paraprijnë dhe parakrijojnë çfarë do të kthehet në trend. Eni Xhixho është një nga 25 parukierët influencues në botë për vitin 2022.

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania

Në ceremoninë e mbajtur në Hamburg, Eni Xhixho ishte i pari që performoi krah parukierëve më të famshëm të momentit. Ai është sot një artist shqiptar që influencon në “modën” e trendeve të flokëve, një shembull ky se si kufijtë nuk ekzistojnë kur ke talentin, pasionin, disiplinën dhe përkushtimin çdo ditë.

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania

Kur e pyetëm Enin për këtë arritje të re në karrierën e tij, ai u përgjigj me një buzëqeshje dhe zë të ulët, sikur po rrëfente ndonjë sekret: “Ky është vetëm fillimi.”

Për të gjithë ju që po mendoni ku ta gjeni Enin, adresa është rruga Nikolla Jorgo, ish-Ekspozita.

Eni Xhixho, i pari parukier shqiptar i shpallur influencues global nga kompania