Kinema & TV

Filmi i dhjetë nga Quentin Tarantino do të jetë edhe filmi i tij i fundit

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2022

Filmi i dhjetë nga Quentin Tarantino do të jetë edhe filmi i tij
BY T.S. LOWRY

Quentin Tarantino i qëndron besnik premtimit të tij se do të jetë regjisor i dhjetë filmave dhe më pas, do të heqë dorë nga kinematografia.

Në një intervistë për “CNN”, regjisori i famshëm konfirmoi se filmi i tij i radhës do të jetë dhe filmi i fundit, duke e mbyllur karrierën e tij me numrin e artë.

“Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë, për 30 vjet. Është koha për ta përfunduar shfaqjen. Jam një njeri që i argëton të tjerët dhe dua t’ju lë me ndjesinë që të dëshironi edhe më shumë (prej meje)”, tha regjisori.

Deri më tani, Tarantino i ka dhuruar botës plot 9 filma të shkëlqyer.

Ai e nisi karrierën me “Reservoir Dogs” (1992), për të vijuar me “Pulp Fiction” (1994), "Jackie Brown" (1997), "Kill Bill: Volume 1 & 2” (2003-2004), "Death Proof" (2007),“Inglorious Basterds” (2009), “Django Unchained” (2012), "The Hateful Eight" (2015), si dhe “Once Upon a Time in Hollywood” (2019).

Filmi i dhjetë nga Quentin Tarantino do të jetë edhe filmi i tij
Shutterstock

Quentin Tarantino është fitues i dy çmimeve Oscar, për skenarin më të mirë në filmin “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”.

Por, Tarantino nuk e ka aspak me nxitim filmin e tij të dhjetë dhe nuk e di fare se çfarë do të sjellë për publikun.

Deri atëherë, ka mjaftueshëm kohë për të ndërruar mendje.

Artikuj të sugjeruar: