Social Buzz

Disa komplimente që në fakt, tingëllojnë si ofendime

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2022

Disa komplimente që në fakt, tingëllojnë si ofendime
BUSTLE

Ka disa komplimente, që në vend që të të bëjnë qejfin, në fakt, janë ofendime, ose merren për ters.

Për shembull, kur dikush thotë: “Dukesh shumë gallatë në Instagram”…

Domethënë, kur më takon nuk jam gallatë? Më duhet një ekran që të të bëj për të qeshur?

“Dukesh yll te kjo fotoja. S’të duken as aknet”

Më fal? Fakti që unë njoh këndet e mia, apo shfrytëzoj dritën natyrale janë thjesht bonuse. Nuk do të thotë se aknet më bëjnë më pak të bukur.

“S’e prisja ta fitoje punën! Urime!”

Thjesht, mjaft! Mund të thuash edhe veç “Urime!”, nuk bën dëm.

“Më pëlqen shumë që ke vetëbesim dhe e vesh këtë”

Përsërite pas meje: Rrobat nuk e bëjnë personin, ndodh e anasjellta!

“Kur do, dukesh yll ti”

Thjesht, s’e di domethënë…Kur supozohet të përmbush pritshmëritë e tua?

“Dukesh më mirë me makeup”

Nuk ka rëndësi sa i mirë është qëllimi, sërish duhet t’i mendosh pak më mirë fjalët.

“Je shumë e bukur për të qenë beqare”

Sikur lidhjet mbahen vetëm prej një fytyre të bukur…

Artikuj të sugjeruar: