Dating

Pse ti dhe i dashuri yt ziheni vazhdimisht për të njëjtën temë

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2022

Pse ti dhe i dashuri yt ziheni vazhdimisht për të njëjtën

Të gjithë ata lidhja e të cilëve ka zgjatur të paktën disa muaj, e ka përjetuar diçka të tillë. Një debat që zgjohet vazhdimisht dhe është gjithmonë e njëjta histori. Kush do t'i laj enët dhe kur. Kur është momenti i duhur për të rënë për të fjetur dhe pse asnjëherë nuk shkoni në të njëjtën kohë. 

Debatet e përsëritura mund të kthehen në problem për shumë çifte. Rrisin stresin e lidhjes dhe reduktojnë kënaqësinë, besimin dhe sigurinë që marrin nga njëri-tjetri. Po pse është gjithnjë e njëjta temë që ju çon drejt debatit?

1. Sepse ajo temë mes jush nuk është zgjidhur kurrë plotësisht

Nëse një argument vazhdon dhe del sërish në pah, shanset janë që ti dhe partneri yt të mos e keni zgjidhur ende si çështje. Ajo çfarë duhet të bëni është të uleni bashkë, të flisni gjërë e gjatë dhe të shihni cila është zgjidhja e përbashkët që do t'ju interesonte të dyve. Mos harroni mbështetjen dhe mirënjohjen. Ndoshta je ti ajo që ke nevojë më shumë për mbështetje. Kërkoje me zë të lartë këtë. 

2. Ky debat mund të reflektojë një çështje edhe më të thellë se aq

Ndonjëherë këto argumentet e përsëritura reflektojnë tensionin e brendshëm apo një shqetësim mes çiftit që nuk është diskutuar si duhet. Ca debate, në dukje idiote janë më të thella nga ç'mendojmë ne. 

3. Pritshmëritë e tua ndoshta duhen thënë më qartë

Veçanërisht nëse sherri është gjithmonë i njëjti. Kjo tregon se pritshmëritë e tua ndaj partnerit duhen sqaruar dhe argumentuar qartë.

4. Jeni të dhënë ndaj partnerëve që aktivizojnë pasigurtë tuaja

Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme që njerëzit padashje të "mbyten" nga partnerë të cilët nxjerrin në pah dobësitë dhe pasiguritë e tyre. Një lidhje e shëndetshme dhe rritje dinamike gjithashtu e shëndetshme nuk e shkakton këtë lloj vuajtjeje, por nëse lidhjet tona të hershme lidhen me kaosin, braktisjen, mbytjen, abuzimin, etj, etj gjasat janë që edhe në të ardhmen të priremi drejt këtij stili dhe lloji partneri.

Burimi: Psychology Today