Showbiz

“Po, kam blerë klikime”: Anxhela Peristeri e pranon dhe tregon pse blihen klikimet

“Po, kam blerë klikime”: Anxhela Peristeri e pranon dhe tregon

Anxhela Peristeri dhe një intervistë për “Aldo Morning Show”, për të folur më shumë rreth këngës së re “Kalimtar”, me të cilën merr pjesë në “Kënga Magjike”, por foli pa doreza edhe për blerjen e klikimeve.

Anxhela tha se blerja e klikimeve është një strategji marketingu dhe synon ta promovojë këngën edhe më shumë. Madje, e pranoi se edhe vetë ka blerë 2-3 herë klikime.

"Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë...
Duket sikur e shtyn këngën, e marketon", tha këngëtarja.

Gjithsesi, ajo shtoi: “Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare Youtube” dhe se ka bindjen se një këngë nuk bëhet e suksesshme nga klikimet, pasi nuk është e nevojshme që një këngë të ketë 20-30 milionë klikime që të njihet nga publiku.

Blerja e klikimeve është një tematikë mjaft e hasur kohët e fundit, sidomos pas reagimit të Ardit Gjebreas, i cili paralajmëroi artistët që marrin pjesë te "Kënga Magjike" dhe blejnë klikime.

"Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë. Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.

Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Artistët nuk dinë gjë, por njollosen.

Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe "fansat" nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)."- shkroi ai.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

"Yes, I bought clicks": Anxela Peristeri admits and shows why clicks are bought

“Po, kam blerë klikime”: Anxhela Peristeri e pranon dhe tregon

Anxela Peristeri and an interview for "Aldo Morning Show", to talk more about the new song "Kalimtar", with which she participates in "Kënga Magjike", but also spoke without gloves about buying clicks.

Angela said that buying clicks is a marketing strategy and aims to promote the song even more. He even admitted that he himself bought 2-3 clicks.

"In some cases it is also considered as a marketing strategy. In general, it is not that I bought clicks, it happened in 2-3 cases that I bought them. I am also saying publicly that it is not that I am the only one, they are all the singers who have bought, not only me...
It seems as if he pushes the song, markets it", said the singer.

However, she added: "I think we were happier when YouTube didn't exist at all" and that she believes that a song does not become successful from clicks, since it is not necessary for a song to have 20-30 million clicks to to be known by the public.

The purchase of clicks is a topic encountered recently, especially after the reaction of Ardi Gjebrea, who warned the artists who participate in the "Magic Song" and buy clicks.

"One of the problems of publishing songs on YouTube is also the purchased clicks. According to a production contract of the Magic Song with the participating artists, it is the artists themselves who publish the songs on their channels on YouTube, according to various agreements with the publishers that they prefer.The former are those who are aware of purchased clicks and in cooperation with their publishers buy clicks.

The second ones are those who pay money to the publishers for the promotion of the song and so far there is nothing wrong, but the publishers fall short, instead of an investment promotion strategy, they buy the clicks (because they cost less and are more profitable than than a promotion campaign) Artists don't know anything, but they get smeared.

With this status, I would make a call to all artists participating in Magic Song 2022 to ask their publishers for continuous reports of where the clicks come from, in order to prevent them from buying into a big lie (such as the "fans" from India and the Philippines who are going crazy for Albanian songs)" he wrote.

Suggested articles: