Flokët

Ç'duhet të keni parasysh nëse po mendoni të kaloni nga brune në bjonde

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2022

Ç'duhet të keni parasysh nëse po mendoni të kaloni

Ca pyetje për të marrë drejt një vendim kaq të rëndësishëm sa është shndërrimi në bjonde, nëse keni qenë brune prej një jete.

A shkon ngjyra bjonde me ngjyrën tuaj të syve dhe të lëkurës?

Testimi më i mirë bëhet duke parë fotot e fëmijërisë për të kërkuar nëse keni ndonjë nuancë natyrale bjonde në flokët tuaj. Por edhe nëse nuk e keni pasur, kjo s’do të thot që s’mund të bëheni bjonde. Kini parasysh bjondet e hirta sgkojnë më shumë me tonet e hapura të lëkurës dhe ndëkohë që nuancat e arta duken më mirë tek tonet më të ngrohta.

A keni mundësi t’i kushtoni kohë dhe para për takime të shumta tek parukieri?

Transformimi nuk ka për të ndodhur brenda natës. Për të arritur në një ngjyrë të bukur bjonde pa i shkatërruar flokët tuaj do të duhet të kaloni shumë herë tek parukieri në mënyrë që ndyshimi të vijë në mënyrë graduale. Gjithashtu do t’ju nevojiten edhe shumë maska ushqyese për t’i mbajtur flokët e shëndetshme dhe kjo është një pjesë e panegociueshme e procesit.

A janë në formë të mië flokët tuaja?

Lyerja e flokëve të dëmtuar nuk rezulton vetëm në flokë të thatë dhe me maja dyshe por ndikon edhe në mënyrën e përthithjes së bojës. Parukierët profesionistë sugjerojnë që të prisni momentin që flokët tuaja janë në gjendje më të mirë për të nisur transformimin në bjonde.

A jeni e gatshme të hiqni dorë nga pjastrat dhe mashat?

Duke qenë se flokët do të jenë në gjendje delikate pasi të kthehen në bjonde, atëherë duhet ët hiqni dorë për disa kohë nga pajisje të tilla që funksionojnë me nxehtësi të  lartë pasi mund të keni dëmtim të brendshëm të flokëve.

Së fundmi, nëse kalimi poltësisht në anën e bjondeve nuk bën për ju, mund të eksperimentoni më së miri me teknikat baby lights, ombre ose balayage.

Burimi: Harper's Bazaar