Karakteristikat e Shenjave

Gjatë periudhës së festave: Cila do të jetë dita juaj më me fat?

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2022

Gjatë periudhës së festave: Cila do të jetë dita juaj

Dashi: 20 dhjetor

Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t'ju përgatisë për ëndrra të reja dhe plotësim të atyre dëshirave që i keni lënë në hije prej pak kohësh. Lërini mënjanë dyshimet dhe shihini objetivat tuaja me optimizëm. 

Demi: 2 dhjetor

Neptuni do të rikthehet në shenjën e Peshqve për t'ju inkurajuar dhe për t'ju ndihmuar të rriteni. Do të bëni plane emocionuese për vitin e ardhshëm, por fillimisht kujdesuni për veten. Kjo është periudhë ideale për të nisur një rutinë të re dhe për të marrë pushimin që ju duhet.

Binjakë: 1 dhjetor

Përfshirja afatgjatë do të jetë kryefjala e kësaj periudhe. Në çdo lloj marrëdhënieje që do të keni (qoftë edhe ajo me veten) do të jetë afatgjatë. Ndiqni zemrën më shumë se mendjen tani për tani. Kushtojini vëmendje dashurisë dhe dedikojuni me seriozitet lidhjes suaj nëse doni të zgjasë.

Gaforre: 24 nëntor

Do të zgjohet brenda jush flutura sociale dhe gjatë gjithë kohës do ta gjeni veten të dalë me miqtë dhe familjarët. Do t'ju duket gjithashtu më e lehtë të shprehni ndjesitë tuaj në lidhje me intimitetin, dashurinë dhe romancën.

Luani: 1 dhjetor

Angazhim do të thotë të arrish deri në zemrën e dikujt. Afërdita do t'ju nxisë të merrni një qasje më serioze ndaj marrëdhënieve që doni të zgjasin.

Virgjëresha: 24 dhjetor

Kjo kohë do t'ju forcojë aftësinë të shihni gjëra që syri nuk i sheh. Ndiqni intuitën tuaj sepse mund t'ju çojë drejt përgjigjeve që i kërkoni prej kohësh. Do të ndiheni gjithashtu të qartë dhe të fortë mjaftueshëm për të bërë një zgjedhje finale dhe të komunikoni nevojat tuaja si rezultat i këtij komunikimi.

Peshore: 18 dhjetor

Marrëdhëniet do të gumëzhijnë rreth jush, duke e bërë këtë një kohë të mirë për t'u mbledhur me të dashurit tuaj. Kënaquni me lidhjet e ngushta që keni gjatë festave. Do të ndiheni më mendjehapur, të kujdesshëm, të dhembshur dhe mikpritës gjatë këtij tranziti.

Akrep: 22 dhjetor

Do të ndjesh gjithë përfitimet që vijnë nga dedikimi shpirtëror tek i cili jeni fokusuar së fundmi dhe do të të duket sikur shumë gjëra po shkojnë në vendin e tyre. Bëhuni gati për fillime të reja sepse energjia nuk do t'ju mungojë.

Shigjetari: 24 dhjetor

Kryefjala e kësaj periudhe: Aktiv! Do të përfshiheni në botën e dashurisë dhe vëmendjes dhe ka shumë gjasa t'i kaloni pushimet me miqtë, duke përjetuar kështu situata të reja, emocionuese dhe shumë të këndshme.

Bricjapi: 6 dhjetor

Mërkuri do t'ju çlirojë nga shpërqëndrimet e tepërta dhe do ta gjeni veten më të qartë. Do të keni motivimin që ju duhet për të përfunduar gjithë detyrat e renditura në listën tuaj.

Ujori:28 nëntor

Një projekt shumë i rëndësishme ka qenë në biseda e sipër për shumë kohë dhe tani është momenti për pak magji. Ndiq idetë e tua sepse ke potencialin që kërkohet. Do të përfitoni nga fokusimi, pasioni dhe vullneti për të shijuar më pas gjërat e mira që durimi sjell.

Peshqit: 3 dhjetor

Do t'ju pushtojë një ndjesi rehatie, do të ndjeni që jeni në shtëpi dhe imagjinata do të funksionojë si doni ju. Ndiqeni sepse do të mund ta përdorni në avantazhin tuaj për ta kthyer në veprim konkret. Besoji intuitës.

Burimi: Bustle