Social Buzz

Trendi në TikTok: Pse njerëzit po vendosin ngjitës në buzë para se të flenë?

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2022

Trendi në TikTok: Pse njerëzit po vendosin ngjitës në

Njerëzit kanë kërkuar prej vitesh mënyra për të mbyllur gojën gjatë natës. Frymëmarrja me gojë mund të shkaktojë gërhitje dhe etje gjatë natës, si dhe tharje të gojës dhe erë të keqe në mëngjes.

TikTok ka ndihmuar në përhapjen e një ideje tjetër potencialisht të rrezikshme: mbyllja e buzëve me ngjitës për të ndaluar frymëmarrjen me gojë gjatë natës.

A ka rrezik? "Nëse keni apnea obstruktive të gjumit, po, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme," tha për CNN specialisti i gjumit Dr. Raj Dasgupta, një profesor i asociuar i mjekësisë klinike në University of Southern California.

Apnea obstruktive e gjumit, e cila është bllokimi i plotë ose i pjesshëm i rrugëve të frymëmarrjes, është një nga çrregullimet më të zakonshme dhe të rrezikshme të gjumit.

Sidoqoftë, nëse vendosni të provoni të mbyllni gojën me ngjitës, mos e bllokoni gojën horizontalisht sikur të jeni peng i një vrasësi serial – madje edhe përdoruesit e TikTok e theksojnë këtë. Vetëm pak shirit i vendosur vertikalisht mbi buzë supozohet të funksionojë.

Trendi në TikTok: Pse njerëzit po vendosin ngjitës në

“Problemet e gjumit duhet të kontrollohen dhe vlerësohen nga një mjek, përpara se të ngjisni gojën. Sipas mendimit tim, mbyllja e gojës nuk ka gjasa t'ju ndihmojë të flini më mirë,” tha Dasgupta.