Marredhenie

Që komplimentet e tua të jenë të paharrueshme, ndiq këto këshilla

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2022

Që komplimentet e tua të jenë të paharrueshme, ndiq
Ana Galvañ

Të gjithë e dimë, komplimentet nuk kanë të bëjnë vetëm me pamjen e jashtme, por edhe me karakterin, një sjellje të caktuar, apo një veprim cute. Që të mos mbetesh me një seen që te “Çkemi yllo”, ja ku i ke disa këshilla se si të bësh komplimente të paharrueshme:

Ji sa më specifik/e

Ç’të pëlqen te personi? Buzëqeshja, qukat, gropëzat e faqeve? Dil drejt e në temë dhe thuaje/ shkruaje në mënyrë cute dhe të paqëllimshme.

Thuaj emrin e personit

Që të personalizosh komplimentin. ;)

Komplimentoji stilin

Të gjithë vdesin të vishen bukur dhe sidomos, t’u thotë dikush që vishen bukur.

Identifiko talentin

Nëse dikush pikturon bukur, pse të mos ia thuash?

Buzëqesh

Që të të marrin seriozisht dhe ta kuptojnë që është një kompliment i sinqertë.

Mos prit të njëjtën gjë

Nëse i thua dikujt: “Sa të bukur i ke sytë”, mos prit të të thotë: “Edhe ti”. Një kompliment thjesht dhurohet, pa marrë gjithmonë një fjalë në këmbim.

Bjeri shkurt

Mos u stërzgjat. Komplimentet e shkurtra janë perfekte.

Shfrytëzo situatën

Domethënë, të ketë një zanafillë muhabeti. Nuk mund të thuash: “Kjo ngjyra të shkon shumë”, kur personi përballë po të thotë që e kanë pushuar nga puna.

Artikuj të sugjeruar: