
Megan Thee Stallion mund të jetë aktorja më e re në “Stranger Things”, pasi postoi një album në Instagram, ku përpos veshjeve, na bënë përshtypje dy foto:
View this post on Instagram
Kjo me logon e “Stranger Things”.

Kjo në karrigen e kastit të Netflix.

Menjëherë njerëzit u çmendën dhe filluan të pyesnin nëse Megan do të jetë pjesë e kastit të një prej serialeve më të famshme.
Deri më tani, as Megan dhe as Netflix nuk kanë marrë mundimin të na sqarojnë (sa të pasjellshëm) nëse këngëtarja do të shfaqet në sezonin e fundit të “Stranger Things”, i cili është në prodhim.
Pra, pse Megan është në xhirime? Ç’po ndodh? Sa gjatë do të vazhdojë kjo agoni?!
Hmm, duke marrë në konsideratë që Megan është një fanse e madhe e “Stranger Things”, madje e quan vete edhe “fansja #1”, nuk do çuditeshim aspak.
Pastaj, nuk është hera e parë që këngëtarët marrin pjesë në kinema dhe në seriale të famshme: Ed Sheeran te “Game of Thrones”, Selena Gomez te “Only Murders in the Building”, apo Taylor Swift te “New Girl” janë rastet konkrete.
Artikuj të sugjeruar: