Nëse po planifikoni ose jeni shtatzënë për herë të parë, një aplikacion për shtatzëninë mund të lehtësojë përvojën dhe t’i japë përgjigje shumë dilemave tuaja. Duke qenë se ka shumë aplikacione, është e rëndësishme të zgjidhni ato që janë krijuar nga burime të sigurta, si këto në vijim:
A1COG
Ky aplikacion është krijuar për mjekët dhe anëtarët e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, që do të thotë se është i përditësuar me artikuj dhe i mbushur me informacionin më të fundit dhe të saktë mbi shtatzëninë dhe lindjen.
Vlerësimet: 4.9 yje mbi 5,5000 vlerësime në iOS; 4,6 yje mbi 316 vlerësime në Android.
FLO PERIOD & OVULATION TRACKER
Flo renditet #7 në listën e Apple Store për shëndetin dhe fitnesin dhe Healthline e vlerësoi atë si aplikacionin më të mirë të fertilitetit në vitin 2020. Sipas njerëzve, do të përfitoni më shumë nga versioni me pagesë i këtij aplikacioni, por mund të përdorni edhe versionin falas.
Vlerësimet: 4.8 yje mbi 909,700 vlerësime në iOS; 4,6 yje mbi 2,77 milionë vlerësime në Android.
EXPECTFUL: WELLNESS FOR MOMS
Ky aplikacion përqendrohet më shumë në kujdesin e nënës dhe mirëqenien mendore sesa ndjekjen e simptomave dhe cikleve. I kushtohet një rëndësi të madhe meditimit.
Vlerësimet: 4.8 yje mbi 3,5000 vlerësime në iOS; 4.3 yje mbi 445 vlerësime në Android.
PREGNANCY AND DUE DATE TRACKER
Ky aplikacion përmban një kalendar që mund ta përdorni për të mbajtur gjurmët e analizave dhe takimet me mjekun, si dhe një ditar dixhital që ju lejon të gjurmoni presionin e gjakut, gjendjen shpirtërore etj.
Vlerësimet: 4.8 yje mbi 7,3000 vlerësime në iOS; 4,7 yje mbi 126,000 vlerësime në Android.
MY PREGNANCY
Ky aplikacion përmban matje dhe imazhe të fetusit javë pas jave, informacion mbi zhvillimin e fetusit, ndryshimet në trupin tuaj, një listë të detyrave të tremujorit etj. Një nga përfitimet më të mëdha (dhe ajo për të cilën vlerësohet shumë) është se është pa reklama dhe është gjithashtu 100% falas!
Vlerësimet: 4.8 yje mbi 5,500 vlerësime në iOS; 4.7 yje mbi 41,800 vlerësime në Android.
- Lista e ushqimeve që duhet t'i mbani shumëëë larg gjatë shtatzënisë
- Jam shtatzënë? Simptoma të hershme të shtatzënisë të cilat nuk thuhen shpesh
- Si ndryshon gjoksi pas shtatzënisë – dhe a kthehet si më parë?
- 'Nuri i shtatzënisë' nuk është një mit shqiptar, por fakt shkencor!
- Tatuazhet dhe shtatzënia: A mund ta bëni një të tillë?
- Shihni ëndrra për shtatzëninë? Ja çfarë mund të nënkuptojnë
- A duhet të vishen këpucët me takë gjatë shtatzënisë?