
Iker Casillas, ish-portieri i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid, përmes një postimi në Twitter, ka dalë hapur, duke thënë se është gay, por më pas është penduar, duke fshirë postimin.

“Shpresoj të më respektoni: Jam gay”, shkroi ai dhe shumë fansa dhe kolegë e mirëpritën guximin dhe deklaratën e tij.
41-vjeçari ka bërë histori një ndër portierët më të mirë dhe ka fituar 19 kupa në karrierën e tij.
Ish-portieri u nda nga bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, modele dhe moderatore në vitin 2021.
Megjithëse pranuan se rrugët e tyre u ndanë, ata premtuan se do të vazhdonin të qëndronin të afërt për të mirën e fëmijëve.