Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë! Javën e shkuar, Sara solli në jetë një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar ende.
Lajmin e konfirmoi vetë producentja në mënyrën më Instagrammable të mundshme- përmes një photo dump (grup fotosh që përshkruajnë pak a shumë momentet kyçe nga jeta jote së fundmi).
Kolazhin, Sara e nisi me një gotë pijeje shumë elegante dhe e përfundoi ashtu siç më pak e prisnim: në maternitet, pak çaste pas lindjes me Ledionin pranë saj!
View this post on Instagram
Mes fotove ndodhej dhe një letër e dërguar nga Lori, e cila nuk harron të gjejë fjalët më të veçanta për të motrën.
"Sara, kjo ka qenë ëndrra jote e vetme sepse gjithë të tjerat t'i i bën realitet vetë. Jam më e lumtura që t'u plotësua! Ti ke mbrojtje hyjnore prandaj shijoje procesin e të qënit nënë për herë të tretë. Mezi po pres të vini të dyja në shtëpi dhe të të ftoj për një udhëtim ku jemi vetëm unë dhe ti. Jam gjithmonë me ty dhe duke u lutur për ty."- shkruan Lori, e cila gjithashtu u bë teze për herë të tretë, kësaj here me një mbesë.
Sara dhe Ledioni janë gjithashtu prindër të dy djemve, London dhe Roman.