Në një bisedë në shtëpinë e tij të vjetër, “Wake up”, Eno Popi zbuloi se këtë sezon do t’i bashkohet ekipit të “Dancing with the stars”.
“Unë këtë sezon i bashkohem ekipit të ‘Dancing with the stars’. Është kënaqësi të rikthehem me një prej programet jashtëzakonisht më të mira në televizion ndërkombëtarisht,” tha ai.
Më pas, shtoi: “Do të bashkëprezantoj me Borën. Do të jem në Gold Room dhe për mënyrën se si janë ndërtuar gjërat, kam thënë po sepse është shumë sfiduese kjo pjesa e të marrit opinionin e parë, në momentin e parë, kur dikush sapo ka përfunduar një performancë."
Përpos “Dancing with the stars”, Eno zbuloi se këtë vjeshtë do të drejtojë edhe një program që do të përqendrohet te sipërmarrjet e të rinjve.
“Dancing with the stars” do të nisë më 7 tetor. Programi ka si producente Sara Hoxhën. Deri tani, janë zbuluar dy anëtarë të jurisë, balerini Kledi Kadiu dhe producentja Dalina Buzi.