
Ardit Gjebrea ka vendosur t'i urojë mirëseardhjen në Klan Tv, Luana Vjollcës, me një postim në Instagram ku shkruan:
"Mirë se vjen! Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua".
Luana i është përgjigjur me "Faleminderit gjigant. Je magjik!".
View this post on Instagram
Mbase efekti i fjalës "magjik", ka bërë që njerëzit të mendojnë se ndoshta Luana do të prezantojë me Arditin në "Këngën Magjike".
Dikush pyet: "A do të jeni të dy te Kënga Magjike?", ndërsa një tjetër komenton: "Merre Luanën si prezantuese në netët finale!".
"Ja, të rehatohet një herë në shtëpinë e re dhe ngadalë do vijë dhe ajo ditë, nëse Luana do pranojë sigurisht!", është përgjigjur Arditi.
Një tjetër i sugjeron atij që "prezantueset e ardhshme të 'Këngës Magjike' të jenë dy motrat Vjollca".
Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë plan që Luana të prezantojë "Këngën Magjike".