News

Miratohet paketa anti-krizë: Kush përfiton prej ndihmës ekonomike nga 1 tetori

Miratohet paketa anti-krizë: Kush përfiton prej ndihmës ekonomike

Gjatë një komunikimi të sotëm, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi paketën e mbështetjes ekonomike që do të ndihmojë vendin dhe qytetarët të përballojnë krizën ekonomike. 

Manastirliu deklaroi se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu dha detaje për vendimet që u morën.

Nisur nga paketa që hyn në fuqi më 1 tetor, gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për të  përballuar çmimin e energjisë elektrike. Pjesë e kësaj pakete janë gjithashtu edhe personat mbi 65 -vjeç që nuk marrin pension.

“Kemi miratuar disa vendime dhe është përcaktuar se nga 1 tetori rritet me 10% ndihma ekonomike për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishuar pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç.

Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë."- deklaroi ajo.

Gjithashtu, po ditën e sotme është marrë një tjetër vendim në lidhje me energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona.

Burimi: Abc News

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

The anti-crisis package is approved: Who benefits from economic aid from October 1

Miratohet paketa anti-krizë: Kush përfiton prej ndihmës ekonomike

During today's communication, the Minister of Health Ogerta Manastirliu presented the package of economic support that will help the country and its citizens cope with the economic crisis. 

Manastirliu stated that there are over 64 thousand families that will benefit from this package. In a statement to the media after the government meeting, Manastirliu gave details about the decisions that were taken.

Starting with the package that comes into force on October 1, women heads of families with two children will receive double the economic support. For persons with disabilities, an increase in support of 1,000 new lek is foreseen to cover the price of electricity. Part of this package are also people over 65 who do not receive a pension.

"We have adopted several decisions and it has been determined that from October 1, the economic assistance will increase by 10% for all families that benefit from social assistance. From October 1, the payment for economic assistance is doubled for families that have 2 children and are part of the economic assistance, which are about 5,700 female heads of families with two children.

Regarding the families that are beneficiaries with three plus children, we have doubled since January. We have doubled the payment of economic assistance for the elderly who are without a pension, plus 65 years old.

I want to stop at this support. There are over 64 thousand who will benefit from these measures. It is stable and long-term support," she declared.

Also, today another decision was made regarding electricity for persons with a disability status, for whom the amount of support for energy compensation is increased. This measure goes from 2 thousand new lek to 3 thousand new lek. More than 12 thousand people benefit from this support.

Source: ABC News